Angli atak kardiak ne gjume qeni i shpeton jeten vajzes 24-vjecare

Angli, atak kardiak ne gjume, qeni i shpeton jeten vajzes 24-vjecare

Një 24-vjeçare angleze, Joanna Mellor, ia detyron jetën qenit të saj, një labrador i zi 5 vjeç, me emrin Leo. E reja po flinte në shtratin e saj përkrah të fejuarit, Andrew Rayment, 27 vjeç, kur pësoi një atak kardiak.

Vetëm Leo e kuptoi që ndihej keq dhe filloi të lehë, duke hipur mbi shtratin e gjumit për të tërhequr vëmendjen. I fejuari i Joannës u zgjua dhe njoftoi menjëherë ndihmën e shpejtë.

Vajza u dërgua në spital dhe mjekët thanë se u deshën 30 minuta para se zemra e 24-vjeçares të kthehej të rrihte sërish. Pa ndërhyrjen e shpejtë të qenit, ajo me siguri do të kishte vdekur. Vajza, sigurojnë mjekët, ka shpëtuar falë qenit të saj. Joanës, e cila jeton në Ilkeston, në kontenë Derbishajër, iu diagnostikua edhe sindroma “Wolf parkinson White”, një sëmundje që shkakton shqetësime kardiake dhe që mund të provokojë episode të takikardisë.

“Ia detyroj jetën time qenit tim dhe të fejuarit. Pa Leon dhe Andreë, sot nuk do të isha këtu”, – ka thënë vajza.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama