Anemia dhe Demenca

Anemia dhe Demenca

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

alzheimerDemenca është humbje kujtese ose degradim mendor dhe ndikon miliona vetë – megjithatë, shkaku mbetet mister, dhe kërkimet në këtë fushë vazhdojnë.

Tani, shkencëtarët po shqyrtojnë një lidhje të çuditëshme të mundshme midis demencës dhe anemisë.

Anemia – është sinonim i plogështisë, lodhjes dhe pafuqisë. Dhe një studim i ri nga shkencëtarë në universitetin e Kalifornisë thotë se anemia mund të ketë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit e cila e zhvesh njeriun nga kujtimet.

Shkencëtarët shqyrtuan më shumë se 2 mijë e 500 persona të moshuar dhe vunë re se ata që ishin me anemi kishin 41 për qind të ngjarë për t’u prekur nga demenca.

Këto rezultate mund të jenë të rëndësishme, në se kihet parasysh se miliona njerëz vuajnë nga kjo simptomë e Alzheimerit; vetëm në SHBA, 1 në 5 persona 65 vjeç e sipër është i prekur nga ky lloj degradimi mendor.

Sigurisht, lidhja midis demencës dhe anemisë është ende e paqartë, dhe kjo gjendje mund të ndodhë për një sërë arsyesh mes njerëzve të moshuar.

Studimi këshillon që nëse një person i moshuar është anemik, vizita tek mjeku duhet të jetë hapi i parë për të përcaktuar nëse ai/ajo ka nevojë për hekur ose vitamina shtesë, apo nëse ka ndonjë faktor të njohur rreziku për demencë.



http://astritlulushi.wordpress.com/2013/08/01/anemia-dhe-demenca/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama