Android ka tregun iOS zoteron perdoruesit

Android ka tregun, iOS zoteron perdoruesit

Studimet e fundit mbi përdorimin e telefonave inteligjentë ilustrojnë diferenca mbi përdorimin dhe qëndrimin online ndërmjet dy platformave më të mëdha në treg, Android dhe iOS.

Ndërkohë që Android zotëron rreth 85% të tregut botëror të shitjeve, iOS mbetet te 11.9%. Android është rreth shtatë herë më i përhapur në 2014 se sa platforma tjetër më e mirë, iOS. Kjo i bën të dhënat nga “Net Application” akoma më shumë në kontrast mbi përdorimin online ndërmjet këtyre dy platformave.

Kjo mund të jetë hera e parë që platforma Android kryeson me 44,62% kundrejt iOS me 44,19%, por përsëri përdoruesit e iOS janë më shumë aktivë online. Kjo do të gjenerojë më shumë të ardhura për ato që synojnë përdoruesit e telefonave.

Ndërkohë që shumica e rrjeteve të reklamimit të telefonave do të lejojnë të gjitha ekipet e marketingut për të targetuar të gjitha platformat telefonike, çdokush që është duke kërkuar një platformë specifike, veçanërisht sipërmarrësit, duhet të konsiderojnë me kujdes numrat brenda kontekstit të tyre. Të gjitha studimet mund të kenë gabimet e veta, por trendi i iOS që janë më shumë aktivë se sa Android ka qenë i qëndrueshëm në shumë studime të bëra.

Jo të gjithë përdoruesit janë të barabartë, jo të gjitha shitjet e celularëve mund të kontribuojnë në audiencën e aplikacioneve tuaja, fushatave e reklamimit. Pra të synosh platformën më të madhe nuk do të thotë garanci për rezultat më të mirë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama