Andis Harasani dorezon mandatin e deputetit

Andis Harasani dorezon mandatin e deputetit
Deptueti i Partisë Socialiste, Andis Harasani nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Harasani ka shpjeguar se dorëzon mandatin për arsye personale duke theksuar se pavarësisht shkëputjes do të vazhdojë të mbështesë PS-në. “Do vijoj të punoj për PS-në për fitoren në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Harasani.

Kreu i PS-së, Edi Rama është shprehur se largimi i Harasanit bëhet për arsye personale dhe se ai do të vazhdojë të mbështesë PS-në. "Me shprehjen e konsideratës dhe të ndjenjave më të mira të miqësisë për deputetin Andis Harasani, është dita që të pranoj largimin e tij nga grupi për arsye tërësisht personale dhe t’ju siguroj ju të gjithëve për faktin se ky largim nga grupi nuk është heqja e mbështetjes për PS-në nga ana e Andisit”, u shpreh Rama.

Harasani është zgjedhur në dy legjislatura deputeti i PS-së, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009. Në periudhën tetor 2002 – qershor 2005, ai ishte drejtori i KESH-it. Nëse bëhet fjalë për lënie të mandatit, atëhere ai do bëhet deputeti i dytë për PS-në që dorëzon mandatin me dëshirë pasi më parë një vendim të tillë e ka marrë edhe Rudina Seseri. Mandati i Harasanit do t’i kalojë Auron Tares, i cili do të mbajë mandatin deri në fund të legjislaturës së XVIII.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama