Ambasadorja e Cekise Klima e se enjtes nuk eshte ajo qe BE pret

Ambasadorja e Cekise: Klima e se enjtes nuk eshte ajo qe BE pret

Ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Branislava Tomasova vlerëson se klima që shfaqet çdo të enjte në Parlament, nuk është ajo që Bashkimi Europian pret nga klasa politike shqiptare në prag të vendimit për statusin. Për ambasadoren çeke, duhet frymë konstruktive, pasi edhe pse vendet anëtare i marrin vetë vendimet, sinjalet që përcillen përmes mediave ndërkombëtare mund të ndikojnë negativisht. “Autoritetet tona po e lexojnë rekomandimin që u publikua dy ditë më parë, ne po e studiojmë këtë raport dhe jemi në procesin e vendimmarrjes. Ne si ambasadë jemi duke pritur vendimmarrjen dhe gjithashtu duhet ta dini se ne e vlerësojmë mënyrën e të bërit investime në një vend, dhe e vlerësojmë mbajtjen dhe mbrojtjen e investimeve në një vend të caktuar. Ende nuk është dhënë një mendim nga Republika Çeke, por në momentin që do jepet, do e bëjmë të ditur”, – tha ajo në një intervistë për “News 24”. E pyetur nëse Shqipëria ka shpresa për të marrë statusin më 23 qershor, ambasadorja çeke u përgjigj: “Sigurisht që ajo që shihet të enjteve në Parlament, nuk është ajo që natyrisht Bashkimi Europian pret. Janë ditë të rëndësishme dhe politikanët duhet të shprehen të ndërgjegjshëm në këtë pjesë. Edhe media ndërkombëtare po e ndjek shumë ngushtë këtë proces. Unë rekomandoj shpirtin konstruktiv dhe nëse ka sinjale negative në këto media, ato mund të ndikojnë negativisht”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama