Alket Rizai dhe Aspasia Mitropia do te martohen...

Alket Rizai dhe Aspasia Mitropia do te martohen...
Rrëfimi i Sulës

Në një intervistë për një nga kanalet greke më prestigjioze "Alpha", Aspasia Mitropia dy ditë më parë rrëfeu se së bashku me Alket Rizain kishin vendosur të martoheshin në Koridhalo me një ceremoni sekrete fetare, por gjithçka kishte shkuar keq, pas arrestimit në shtëpinë e tyre në periferi të Athinës. Duke rrëfyer për momentet e kapjes, Sula tha se Alketi nuk donte të shkonte sërish në burg dhe donte të vriste veten, por ajo e ndaloi. Kur u pyet nga gazetari se përse ajo preferoi të jetë në krah të një burri që ishte në listën e më të kërkuarve nga policia, ajo iu përgjigj në mënyrë kategorike: "Flet dashuria. Alket Rizai më do jashtëzakonisht shumë, ashtu siç e dua edhe unë". Pyetjes nëse e shqetësojnë akuzat tejet të rënda mbi Rizain, ajo iu përgjigj se mesazhi i saj për Alketin brenda burgut ishte: "Të ketë kujdes veten, të mos mërzitet, sepse e dua shumë, njësoj si më përpara". Ndërkohë deklaroi: "Unë di që është njeri i ndershëm nga mënyra se si më sillet". 

Si u njoh Sula me Alketin

Në vazhdim të rrëfimit të saj, ajo ka treguar edhe zanafillën e lidhjes me shqiptarin tashmë të famshëm jo vetëm në Greqi. Sipas saj, ata u njohën në një kafene në lagjen "Burnazi" të Athinës para 9 vitesh, kur Sula sapo kishte marrë divorcin prej bashkëshortit. Ndërkohë, në një intervistë për gazetën greke "Proto Thema", Sula ka treguar se si la familjen e saj dhe u fut në rrugën e paligjshme për hir të Alket Rizait. "Kur flet dashuria, shumë herë logjika duhet të mënjanohet", thotë ajo. Nga ana tjetër, edhe Alketi ka deklaruar dashurinë e tij të madhe ndaj saj në një intervistë të dhënë gazetës "Vima tis Kiriakis". Në atë kohë nga burgu i Koridhalosë, ai i referoi të dashurës së tij një këngë të njohur të Lica Sakelariut. "Sula është pjesa tjetër e imja, gjysma tjetër e shpirtit tim, gjysma tjetër e trupit tim", tha Alketi kur u pyet për rolin e Sulës në jetën e tij. Përpjekja më e madhe kur doli në gjyq atëherë, ishte që Alketi të shfajësonte me çdo mënyrë Sulën. "Është vallë gabim të dashurosh? Do ta fusni në burg, sepse dashuroi një shqiptar?" - u tha ai prokurorëve. Për arrestimin e fundit, çifti ka deklaruar në rezonancë se nuk janë gjetur nga celulari i Sulës. Sipas tyre, ajo kishte muaj që nuk komunikonte as me familjen e saj. "Jam e dashuruar, jo injorante", ka thënë e dashura e Alket Rizait, që së shpejti do të bëhet gruaja e tij, edhe pse ai do të jetë në qeli.



Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama