Alarmi te alkoolizuar per spital 150 mije persona

Alarmi, te alkoolizuar per spital 150 mije persona
Të paktën 150 000 persona në Shqipëri janë të varur nga alkooli në të tillë masë, sa kanë nevojë për trajtim klinik. Të jesh i alkoolizuar konsiderohet sëmundje më vete, e cila ka nevojë për kurim specifik nga një grup specialistësh. Vitin e fundit janë shtuar kërkesat e qytetarëve që kërkojnë ndihmë në Klinikën Adiktive të Alkoologjisë në QSUT.

Pavarësisht kësaj, për dhjetëra arsye ndërgjegjësimi mbetet i ulët. Ky shërbim, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri në sistemin publik, pret me dhjetëra qytetarë të cilët, të nxitur nga të afërmit apo me vullnetin e tyre, duan t’i kthehen një jete normale. Për vitin 2012 janë trajtuar 120 persona, ndërsa në total që prej hapjes së kësaj klinike, 400 veta kanë marrë asistencë mjekësore.

Sipas drejtorit të klinikës, Shpëtim Doksani, pavarësisht se vihet re një tendencë rritjeje e kërkesës për t’i dhënë fund “alkoolizimit”, krahasuar me numrin e personave që e konsumojnë atë tej normave, fluksi i pacientëve mbetet sërish i ulët.

“Në Shqipëri sëmundja e varësisë alkoolike ka përfshirë një përqindje serioze të popullsisë aktive (30-60- vjeçare). Rreth 30% e kësaj grupmoshe janë konsumatorë alkoolikë (të lehtë, të moderuar dhe problematikë), 15% konsumatorë problematike, abuzues dhe të rrezikshëm, ndërsa 4-5% dipendentë alkolikë”, sqaron Doksani.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama