Alarmi Sateliti rus parkon mes dy sateliteve te SHBA

Alarmi: Sateliti rus parkon mes dy sateliteve te SHBA

Një satelit ushtarak rus parkoi veten mes dy satelitëve amerikanë, duke shkaktuar alarm në SHBA. Por një ekspert hapësinor rus tha se nuk ka asnjë rrezik.

Ivan Moiseyev, kreu i Institutit për Politikat Hapësinore Ruse tha se i kupton shqetësimet amerikane në lidhje me manovrat e satelitit rus.

“Por mundësia e një përplasjeje apo ndonjë intereference është shumë e vogël,” tha ai.

Kompania Intelsat, që operon dy satelitët amerikanë, tha se nuk ka arritur të kontaktojë me operatorin e satelitit rus.

Intelsat ka në qiell rreth 50 satelitë, disa prej tyre përdoren nga ushtria amerikane, përfshi këtu për misionet e dronëve apo për komunikimet ushtarake me zonat e izoluara.

Eksperti amerikan i hapësirës, Brian Weeden tha se në një rast, sateliti rus Luch iu afrua rreth 10 kilometra satelitit amerikan, çka është shumë pranë në terma hapësinore.

Sipas tij mbetet misterioz aktiviteti i këtij sateliti.

Luch nuk është regjistruar në Zyrën e OKB për Çështjet Hapësinore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama