Aktori i njohur turk Mehmet Esen ne Tirane takim me aktoret shqiptare

TIRANË, 28 Tetor / ATSH / - Gjatë ditës së nesërme, në sallën e provave të Teatrit Kombëtar Ekesperimental Kujtim Spahivoli, ora 11:00, do të zhvillohet një takim me aktorin e njohur turk Mehmet Esen.

Në praninë e drejtorit të Teatrit Shtetëror të Bursa, skenaristit dhe regjisorit, Ömer Naci Topçu, gjithashtu dhe njëri nga dy konusjt e ambasaës turke, Esen do të diskutojë dhe trajtojë me kolëgët e tij shqiptar tema si "Meddah", "Aktrimi në skenë, etj.

Mehmet Esen Lindi në Stamboll në vitin 1958. Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme si regjizor dhe si aktor teatri, kinemaje e telefilmash.

Esen, është ndikuar nga Mynir Ozkull dhe ka shprehur premisat për jetën e kinemasë me vënien në skenë të monodramës në shkollën fillore Xhihangir. Ndërkohë që ndiqte gjimnazin Ataturk në Ankara, vazhdonte të kishte interes për teatrin. Ka studiuar në Skenën Eksperimentale të Ankarasë, dhe pasi filloi të punojë në të njëjtin vend mori rolin e tij të parë në"Baladën e Stepës". Me ndihmën e Erkan Jyxhel-it, të cilin e përkufizon si "Një nga aktorët, mjeshtrat, njerëzit më të rëndësishëm në botë", hyri në Teatrin Shtetëror Ankara.

Nën drejtimin e regjizorit Mynir Ozkull, ka luajtur në shfaqjet Meddah të titulluara "Ëndrra dhe realiteti" shkruar nga Erol Toj dhe "Shpikësi Nadir Efendiu" shkruar nga Ahmet Onel. Pas vdekjes së mjeshtrit Erkan Jyxhel u trondit aq shumë saqë ndërpreu jetën e tij artistike për 4 vite rresht dhe iu rikthye skenës duke luajtur sërish në pjesën e titulluar "Ëndrra dhe realiteti" në kujtim të Erkan Jyxhel-it. Shkoi në Gjermani si i ftuar i Senatit Kulturor të Berlinit dhe mori pjesë në formacionin teatral. Korri sukses të madh me rolin kryesor në pjesën e artistit Kerim Afshar "Fajtorët dhe Të pafajshmit". Mori pjesë në shumë projekte të rëndësishme si regjizor dhe aktor në Teatret Gjermane dhe Turke në Berlin. Në vitin 1994 me ndihmën e mjeshtrit Tunxhel Kurtiz, nisi një rrymë të re me shfaqjen Meddah në formë improvizimi. Kjo i hapi rrugë fenomenit të komedive improvizuese në Turqi. Gjatë kësaj periudhe lindën yje si Xhem Yëllmaz, Ata Demirer etj. Në vitin 1997 shkoi sërish në Berlin dhe kreu punë teatrale nëTheater Forum (Berlin). Në vitin 2000 u kthye në Turqi. Shkroi një roman të titulluar "Dashuria është më e madhe se jeta" ku përshkruheshin përshtypjet e Gjermanisë. Së fundmi ka luajtur në pjesën e titulluar "Festen" në Teatrin Dod. Vazhdon të marrë pjesë si regjizor dhe aktor në kinema, telefilma dhe teatër.

MEDDAH

Meddah ose K?ssahan quhet personazhi, i cili imiton ose rrëfen histori të ndryshme përpara një grupi njerëzish. Edhe shfaqja mban të njëjtin emër. Është një shfaqje, ku aktori i vetëm performon e sjell role të ndryshme duke ndryshuar veshjen.

Meddah, zakonisht aktron mbi një temë, duke sjellë qëndrimet, zërat, mimikat e karakterin e personazheve të ndryshëm. Shfaqja, që zhvillohet në një skenë të vogël, ka për qëllim të shkaktojë hilaritet.

Artisti, i tregon fabulat me ndodhi nga jeta e vet. Mehmet Esen, në vitin 1989, si i ftuar i senatit gjerman, sjell në skenë historinë e vajtjes në Berlin, ngjarjet që ka jetuar gjatë kohës që nuk dinte gjermanisht, martesën me një gjermane e fëmijët e tij.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama