Një prej udhëheqësve të studimit, James O’Keefe, i spitalit “Saint Luke” në Kansas, deklaroi se është e gabuar të mendohet se sa më shumë sport të ushtrohet, aq më mirë është për njeriun.
”Ushtrimi fizik, ndonëse nuk është një drogë, zotëron shumë elementë të një agjenti të fuqishëm farmakologjik. Një aktivitet rutinë ditor mund të jetë shumë i efektshëm për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve, përfshi ato kardiovaskulare, hipertensioni, infarkti apo obeziteti. Sidoqoftë, edhe aktiviteti fizik funksionon si një mjekim, që po u kalua doza e rekomanduar, shndërrohet në të dëmshëm. Stërmundimi është në gjendje të dëmtojë përgjithmonë muret e muskujve të zemrës, duke vendosur në rrezik edhe vetë jetën brenda vetëm pak vitesh”.