Air France piloti ndryshon drejtimin Jam i lodhur po ulem ne Mancester

'Air France', piloti ndryshon drejtimin: Jam i lodhur, po ulem ne Mancester

Ishte shumë i lodhur për të përmbyllur rrugën e përcaktuar, kështu ka “rrëmbyer” avionin e tij duke u ulur në Mançester, në Britaninë e Madhe dhe jo në Paris. Ngjarja e pazakontë ndodhi me një avion “A380” të “Air France” të nisur nga Nju Jorku me drejtim në Ville Lumière.

Piloti kishte arritur kuotën maksimale të orëve të udhëtimit dhe për të respektuar pushimin e detyrueshëm, ka ndryshuar drejtim, duke u ulur në qytetin anglez.

Qytetarët të zemëruar për vonesën prej 6 orësh në Nju Jork për shkak të borës, u detyruan të presin 12 orë në aeroportin e Mançesterit në pritje të një avioni zëvendësues që do t’i dërgonte në kryeqytetin francez.

Pasagjerët janë irrituar për vonesën, por “Air France” nuk u duk shumë e tronditur për episodin. Një zëdhënës i kopanisë, ka shpjeguar se koha ligjore e pushimit, mund të respektohej edhe duke shtuar shpejtësinë drejt mbërritjes në Paris, por piloti zgjodhi rrugë tjetër.

Gjithsesi, shoqëria, ka nënvizuar se do të ishte një pakujdesi e madhe mungesa e pushimit të detyrueshëm, e cila nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë: “Do të ishte sikur të drejtoje në gjendje të dehur një makinë në autostradë me 180 kilometra në orë”, – shtoi zëdhënësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama