Agjencia Telegrafike Shqiptare ekspozite fotografike ne Seul

SEUL, 18 Nëntor/ATSH/- Në Seul të Koresë së Jugut, po mbahet Asambleja e 39-të e agjencive të lajmeve të vendeve aziatike (OANA). Në këtë samit është ftuar për të marrë pjesë edhe një delegacion i Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Në axhendën e punimeve të kësaj asambleje, ishte edhe hapja e një ekspozite me fotografi nga agjencitë pjesmarrëse.

Stenda e Agjencisë Telegrafike Shqiptare përmban foto të kohëve të fundit të cilat pasqyrojnë jo vetëm bukuritë natyrore të vendit tonë, por edhe të vendeve historike, të monumenteve të qytetërimit të lashtë si Gjirokastra, Berati, Butrinti, të zhvillimit të vendit, foto me karakter social e të tjerë.

Këto foto të realizuara nga fotografët e ATSH-së Agim Dobi, Florian Abazi dhe Albert Myftaraj jo vetëm tërhoqën vëmendjen e vizitorëve por edhe interesin e tyre për të njohur më në detaje Shqipërinë dhe historinë e saj. 12248894_936703713079682_1530043043_n

Fotografitë që lidhen me qytetet që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s, mbartën një vëmendje të posaçme, pasi vizitorët e pranishëm por edhe drejtuesit e agjencive pjesmarrëse, shfaqën interes pikërisht për atë çfarë po bëhet për këto qytete, sa janë ato të ruajtura nga e kaluara e largët dhe si është bërë harmonizimi me ndërtimet e kohës.

Drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së, Gëzim Podgorica në përgjigje të interesimit të vizitorëve të shumtë tha se: "Agjencia jonë, trashëgon një arkiv shumë të pasur fotografish të cilat kanë ndjekur rrjedhën e ngjarjeve historike të Shqipërisë. Ato mbajnë ngjyrën dhe atmosferën e sistemeve politike, por mbi të gjitha, janë dëshmi e jetës dhe e historisë së periudhave të ndryshme dhe janë unikale. Po kështu, objekte me rëndësi të veçantë për historinë e traditat, veprimtari kulturore, kostumografia, resurset turistike etj, janë në arshivën fotografike të ATSH-së, duke krijuar kështu një fond me vlera shumë specifike dhe me rëndësi për vendin".

12277277_936703763079677_744626132_nDrejtori i ATSH-së, Gëzim Podgorica, ka patur takime me drejtorët e agjencisë së lajmeve të Japonise, Vietnamit, Indonezisë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, ku kanë folur për vendosjen e kontakteve dhe të bashkëpunimit institucional.

Interesi për të njohur më nga afër Shqipërinë nëpërmjet ATSH-së dhe reciprokisht, i ATSH-së për vendet e tjera, ka qënë në qendër të këtyre bisedimeve./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama