Adoleshentja qe i ngjan protagonistes se filmit Frozen

Adoleshentja qe i ngjan protagonistes se filmit 'Frozen'

Një vajzë 18-vjeçare nga Daytona Beach, Florida po fiton vëmendje ndërkombëtare ngaqë duket si Elsa tek filmi i njohur i Disney, Frozen. Pasi Annna Faith Carlson pa filmin vizatimor, ajo postoi një foto në Instagram, ku kishte pozuar pranë posterit të filmit. Numri i ndjekësve të saj u rrit menjëherë në 328 mijë njerëz. Foto u shpërnda kudo në ueb. Anna e transformoi fustanin e saj të maturës në një kostum të Elsës dhe filloi të merrte pjesë në festat e fëmijëve, në spitale dhe në shkolla fillore. Anna dhe motra e saj 15-vjeçare, Alexus Grace Carlson janë shfaqur së bashku si protagonistet e filmit. Fëmijët që nuk mund ta përballojnë vizitën në Disney, kanë gjetur këtë zgjidhje edhe më reale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama