AKKP-Arkiva Marreveshje per kompensimin e pronave

AKKP-Arkiva: Marreveshje per kompensimin e pronave

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave, si masë konkrete e zbatimit të planit të veprimit të miratuar nga qeveria në lidhje me harmonizimin ligjor dhe zgjidhjen e problemit të pronave në vendin tonë.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp të AKKP-së, sipas së cilës kjo marrëveshje do të bëjë të mundur realizimin e transparencës 23-vjeçare të kthimit dhe kompensimit të pronave, me qëllim plotësimin e regjistrit themeltar të vendimmarrjes së kthimit dhe kompensimit të pronave dhe plotësimit të dokumentacionit përkatës.

Në përputhje me marrëveshjen, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave merr përsipër impenjimin për dorëzimin e të gjitha dosjeve të dokumentave arkivore të AKKP, të arkivuara gjatë viteve nga Zyrat Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në Arkivat shtetërorë vendore të qarqeve Elbasan, Durrës, Vlorë, Fier, me qëllim krijimin e një arkive të unifikuar të këtyre dokumentave pranë AKKP-së në rang vendi.

AKKP-ja merr përsipër që 46916 dosjeve të identifikuara pranë arkivës së këtij institucioni t’i shtohen edhe rreth 2500 dosje të ruajtura deri më sot në zyrat e arkivave vendore.

Tashmë ky akt pritet t’i shërbejë nga sot Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të vijuar punën e saj mbi identifikimin e të gjithë vendimmarrjes në procesin e kompensimit të pronave me qëllim realizimin brenda muajit dhjetor të Faturës së Kompensimit. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama