AIDS eksperiment semundje apo virus tokesor

AIDS, eksperiment, semundje apo virus tokesor

Në vitin 1983 përpara se AIDS të përhapej, një mjek shumë i talentuar, me disa diploma në fusha të ndryshme, bëri një studim të detajuar duke i shkuar deri në themel historisë së AIDS dhe së bashku me të vëllanë që ishte një avokat i njohur, hartuan një memorandum urgjent që njihet me emrin “The Strecker Memorandum”, që titullohet "Alarmi mbi Sulmin Biologjik". Ky memorandum iu dërgua organizatave shëndetësore me prestigjioze, të cilat heshtën si përgjigje. Strecker studioi gjithë raportet e mëparshme për sëmundjet virale dhe për habinë e tij gjeti materiale të pakontestueshme që provonin faktin që, AIDS ishte krijuar nga njeriu. Ai bëri edhe një video për këtë studim ku shpjegon me detaje gjithë historinë fizike dhe atë shkencore të sëmundjes.

Në përfundim të kësaj kasete prej 96 minutash, çdokush do jetë në gjendje të dijë për AIDS, po aq sa dinë dhe vetë mjekët. Ndërsa një nga teoricienët konspirativë, nga më të sulmuarit prej organizatave qeveritare dhe vetë agjencitë sekrete dhe ato të inteligjencës qeveritare, deri sa e vranë në shtator të vitit 2001, ka dhënë një pamje akoma dhe më të frikshme të AIDS, si një armë biologjike dhe e përdorur enkas për qëllime djallëzore. Cooper ka qenë ishpjesëtar i Inteligjencës së Marinës dhe në një pozicion të tillë ka patur akses në shumë dokumente sekrete, që vendosi t’i bënte publike në fund të viteve ‘80 dhe vazhdoi pareshtur për 13 vjet deri sa e ekzekutuan para shtëpisë së tij. Ai ka dhënë detaje jo vetëm për AIDS, por edhe shumë fakte të tjera.

Fakti është që rastet me AIDS në Afrikë dhe Haiti filluan të shfaqen në të njëjtën kohë kur u raportuan rastet e para te homoseksualët në Manhatan. Me pas u kryen disa kërkime te njerëzit në moshë dhe seksualisht jo aktivë në Kampala, Uganda ku asnjëri prej tyre nuk tregoi shenja të sëmundjes, gjë që provoi faktin se teoria mbi vjetërsinë e sëmundjes në Afrikë ishte thjesht një falsitet. Edhe vetë Robert Gallo u detyrua të pranojë që programi i vaksinimit që përfshiu me miliona zezakë, mund të ketë zgjuar virusin e "fjetur" të AIDS. Kjo histori kaq e rëndësishme u retushua menjëherë në Amerikë dhe nuk u paraqit asnjëherë në TV apo mediet e shkruara.

Ideja e AIDS si një eksperiment biologjik nuk është pa precedentë. Gjatë dekadave që kanë kaluar, ka prova të shumta që implikojnë agjencitë qeveritare si shkaktare të ekspozimit të njerëzve ndaj agjenteve biologjikë nën ombrellën e Shërbimit Shëndetësor Publik Amerikan prej 40 vjetësh (1932-1972). Historia zyrtare mbi majmunin afrikan nuk jep detaje mbi faktin sesi epidemia heteroseksuale afrikane, u transferua në të njëjtën kohë te homoseksualët e bardhë në Manhatan, apo për faktin sesi ka mundësi që AIDS u shfaq në kohë të njëjtë si në Afrikë ashtu dhe në New York.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama