ADN-ja e dinozaureve mund te na siguroje kuren e semundjeve te sotshme

ADN-ja e dinozaureve mund te na siguroje kuren e semundjeve te sotshme

Gjatë studimit të eshtrave të  një dinozauri 72 milion-vjeçar, studiuesit zbuluan se krijesa kishte aftësinë për t'u shëruar nga sëmundje serioze dhe madje edhe për t'u shëruar nga eshtrat e thyera. Studiuesit besojnë se nëpërmjet këtij zbulimi mund të arrijnë të krijojnë disa kura për sëmundje të ndryshme të njeriut, duke filluar nga infeksionet bakteriale deri te kanceri.

Ekspertët ekzaminuan mbetjet fosile të një Gorgosaurus, 26 këmbë i gjatë,  i cili u zbulua në Amerikën e Veriut. Hulumtuesit gjetën se dinozauri kishte pësuar disa dëmtime para vdekjes, të cilat do të ishin fatale për njerëzit apo gjitarët e sotëm.

Ata besojnë se duke studiuar pasardhësit e dinozaurëve të tillë si krokodilët, mund të sigurojnë kura për sëmundjet e njeriut duke filluar nga infeksionet bakteriale deri te kanceri. ADN-ja e dinozaurit të lashtë mund të jetë e pranishme në krijesat e sotme pasardhëse të tij.

Në mesin e lëndimeve dhe sëmundjeve që arritën të konstatonin ekspertët, u vu re aftësia e kësaj krijese për t'u rikuperuar. Çuditërisht kafsha kishte disa brinjë të thyera, të cilat gjithashtu ishin shëruar me kohën. Patologji të tilla, sigurojnë prova thelbësore në biologjinë dhe fiziologjinë e sotme të cilat konfirmojnë jetesën e gjatë të predatorëve.

Ky zbulim entuziazmoi ekipin, i cili nisi menjëherë kërkimet shkencore për të gjetur një kurë për sëmundjet e njerëzve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama