A mund te percaktohet karakteri i nje personi nga lloji i kafese?

A mund te percaktohet karakteri i nje personi nga lloji i kafese?

Kafeja është pija më e konsumuar në botë, nëse do të përjashtonim ujin.

Ekspres

Kush merr ekspresin klasik është një person miqësor dhe i aftë për t’u përshtatur. I pëlqen shija e kafesë, karakteristikë e rrallë dhe e denjë admirimi.

Dopio ekspres

Kush porosit këtë kafe është një person praktik dhe një punëtor i madh. Ka nevojë gjithmonë për stimuj dhe e di se një ekspres i thjeshtë për të është i barasvlershëm me një filxhan uji të nxehtë.

Triplo ekspres

Në Shqipëri nuk përdoret shumë, por në Shtetet e Bashkuara po. Ai person që pi këtë lloj kafeje është shumë entuziast nga jeta, madje më shumë nga ç’duhet, por edhe pak njeri i ngurtë dhe maniak. Është euforik, mbase nuk arrin të flejë mirë dhe gjatë ditës ka nevojë të qëndrojë zgjuar.

Kafe me akull

Bëhet fjalë për në person shumë të vendosur, të sinqertë dhe që e sheh jetën të rrjedhë në mënyrë të qetë; kafen dëshiron ta pijë me pipë.

Kafe amerikane

Zakonisht bëhet fjalë për një tip të qetë dhe të ndërgjegjshëm që i pëlqejnë gjërat e thjeshta të jetës. E do natyrën dhe të bukurën, por nuk kërkon me ngulm përsosmërinë. Këtij njeriu i mjafton shumë pak për të qenë i/e lumtur, madje edhe një kafe e shpëlarë.

Kafe me qumësht

Lloj personaliteti që tenton të reflektojë, por mbase në mënyrë shumë të ekzagjeruar saqë bëhet i/e pasigurt. Por kjo është vetëm në dukje, sepse në fund arrin të marrë rrugën më të sigurt.

Kafe makiato

Nuk është puro kafe, por as edhe kapuçino. Është diçka e ndërmjetme. Këtë lloj kafeje e pëlqejnë kompromistët, që nuk duan të qëndrojnë as andej dhe as këtej. Personi që pi këtë kafe ka një karakter tradicional, shumë të rezervuar dhe preferon më shumë të shkuarën sesa të ardhmen.

Kapuçino

Ata që e porosisin janë kryesisht bujarë, altruistë, por që lodhen duke “e mbajtur” kokën mbi shpinë. Janë të hutuar, pothuajse të harruar për veten dhe mund të ndodhë që të jenë miqtë ata të cilët u thonë të fshijnë shkumën e kapuçinos nën hundë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama