A mund ta ule ekspozimi ne diell riskun e atakut te zemres?

A mund ta ule ekspozimi ne diell riskun e atakut te zemres?

Një studim i ri ka treguar se qëndrimi nën rrezet e diellit mund të parandalojë atakun e zemrës. Kjo pasi sëmundjet kardiovaskulare janë më të ashpra tek pacientët me mungesë të vitaminës D, e cila njihet si “vitamina e dritës së diellit”. Njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D kanë më tepër gjasa që të preken nga sëmundjet e arterieve koronare. Në studim, pacientët me nivele më të ulëta të kësaj vitamine kishin pothuajse dyfishin e arterieve të bllokuara, krahasuar me ata që kishin nivele normale. Mirëpo njerëzit këshillohen që mos ta tejkalojnë qëndrimin në diell, për shkak të riskut të kancerit të lëkurës.

Mjekët thonë se konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë D, çdo ditë, si peshku, drithërat dhe vezët, si dhe kryerja e ushtrimeve jashtë shtëpisë, shërben si për njerëzit e shëndetshëm, ashtu edhe për ata me sëmundje të zemrës. Kjo pasi ky përbërës forcon sistemin imunitar dhe redukton proceset inflamatore që shpien në sëmundje.  Vitamina D është studiuar për lidhjet e saj të mundshme me sëmundje të ndryshme dhe probleme shëndetësore, si diabeti, presioni i lartë i gjakut, skleroza e shumëfishtë, sëmundjet e sistemit imunitar, çrregullimet e kockave dhe disa lloje kanceri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama