A do jete 2015 viti i bumit teknologjik?

A do jete 2015 viti i bumit teknologjik?

A do të jetë viti 2015 viti i shpërthimit teknologjik dhe i futjes së robotëve në përdorimin e përditshëm? Sipas ekspertëve ka shumë gjasa që të ndodhë pasi teknologjia ka arritur në një pikë të moskthimit prapa. Futurologjisti James Bellini thotë se njerëzit janë bërë të varur nga teknologjia dhe preferojnë që t’a komandojnë çdo gjë me anë të celularit.

Bellini tha se objektet më të kërkuara nga njerëzit janë robotët shtëpiakë. “Robotët shtëpiakë por edhe robotizimi në përgjithësi i mënyrës së jetesës është më afër se sa mendojmë”, tha Bellini. Sipas Bellinit është hera e parë në historinë e Krishtlindjeve që njerëzit kishin futur në listat e dhuratave objekte si prinderat 3D apo termostatet e zgjuara. “Kjo është një shenjë se teknologjia do të përshpejtojë edhe më shumë gjatë vitit 2015”, tha shkencëtari i bazuar në Londër, James Bellini. Një ndër objektet më të kërkuar në këto momente janë printerat 3dD të cilat po përdoren masivisht, madje mund të përdoren edhe për bërjen e ushqimeve.

“3D është një ndër revolucionet më të mëdhenj ekonomikë në botë, pas revolucionit të Henry Ford. Po përdoret nga NASA për prodhimin e pjesëve të anijeve hapësinore dhe po mendojnë që të printojnë edhe ushqimet për astronautët në hapësirë. Mendoj se në vitin në vazhdim 3D do të aplikohet edhe në jetën e përditshme duke njohur një përhapje të jashtëzakonshme”, tha Bellini.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama