99.999 trendafila per nusen!

99.999 trendafila per nusen!

99.999 trëndafila të kuq, që simbolizojnë dashurinë. Kjo është surpriza më e bukur që një nuse mund të marrë ditën e saj të dasmës. Por akoma më i veçantë është ky rast në Kinë, ku një burrë kinez zbukuroi 30 makina me 99.999 trëndafila të kuq. 

 

Nusja fatlume që ka marrë këtë surprizë, është një kineze. Bashkëshorti i saj Wang Xue i mori trëndafilat në ngjyrë të kuqe, pasi e dashuron shumë atë ngjyrë, aq shumë, sa i dhuroi nuses se tij në ditën e dasmës 99.999 trëndafila të kuq si simbol i dashurisë, gëzimit dhe lumturisë mes tyre.

 

Fotoja ka bërë xhiron e botës në mediet sociale, ku dhëndri ka shpenzuar pothuajse të gjithë rrogën e një viti, për të blerë 99.999 trëndafila të kuq për nusen e tij për të mbuluar me to 30 makina.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama