9 keshillat qe do tju ndihmojne te beheni optimiste

9 keshillat qe do t'ju ndihmojne te beheni optimiste

Njerëzit që shohin vetëm anën pozitive të gjërave, janë provuar shkencërisht të kapërcejnë vështirësitë e jetës më me lehtësi dhe të kenë shëndet mendor, fizik dhe emocional më të mirë

Kur vjen puna për optimizëm apo pesimizëm, opinioni publik dhe shkenca kanë mbështetur gjithnjë optimistët. Mbi të gjitha, ata përqendrohen nga ana më e ndritur e gjërave dhe besojnë se e mira mbizotëron ndaj të keqes në botë. Në një studim të vitit 2009, u intervistuan më shumë se 100,000 amerikanë mbi moshën 50-vjeçare dhe u zbulua se optimistët jetojnë më gjatë.

Pastaj, në vitin 2013 doli një kërkim që tha të kundërtën: pesimistët jetojnë më gjatë, sepse ata tregohen më të kujdesshëm dhe nuk ndërmarrin rreziqe, siç bëjnë optimistët. Ndërsa lajmet filluan të ishin kontradiktore, më vonë rezultoi se për të jetuar më gjatë, njerëzit duhet të kombinojnë optimizmin dhe pesimizmin për të sjellë balancën. Por çfarë duhet të bëni për të qenë optimistë?

Psikologët tregojnë se si arrihet.

Mos hiqni dorë lehtë

Optimistët kanë një sjellje që i lejon të kalojnë çdo vështirësi, të sigurt se gjërat do të jenë në rregull në fund të fundit. Por ata janë gjithashtu shumë fleksibël dhe përshtaten me gjërat që u ndodhin. Ata shndërrohen në diçka tjetër kur u bëhet e qartë se situata aktuale nuk po funksionon siç duhet.

Shërimi është më i shpejtë

Optimistët edhe nëse kanë eksperienca më të dhimbshme, i lënë ato më shpejt pas krahëve, gjë që u jep atyre mundësinë të shërohen plotësisht, pa kaluar një periudhë të gjatë vuajtjeje. Mos lejoni që një dhimbje e madhe, t’ju vërë përfund dhe t’ju rrëmbejë pozitivitetin.

Bëni ushtrime fizike

Optimistët janë shumë të zotët në të bërët shumë gjëra të ndryshme për të pasur një shëndet më të mirë. Një prej këtyre aktiviteteve është stërvitja trupore që bën mrekulli për trupin. Duke mbajtur shëndetin në formën më të mirë, ata nxisin hormonet pozitive në trup dhe arrijnë të ndihen mrekullueshëm. Filloni dhe ju ushtrimet trupore për t’u ndier optimistë të vërtetë.

Falni më shpejt

Ka prova që optimistët falin më shpejt. Ose ndoshta ata shohin anën më të mirë të asaj që u ka ndodhur. Pavarësisht se cili është shkaku, në vend që të qëndrojnë të patundur në inatin e tyre, optimistët nuk i mendojnë gjërat personale dhe përfshihen më tepër në sjellje empatie, duke parë panoramën e gjerë.

Mos u fiksoni pas gjërave

Të qenët obsesivë është një tipar karakteristik i pesimistëve, pasi jo çdo gjë është në kontrollin tonë dhe kur kërkojmë me ngulm që diçka të funksionojë, shpesh lejojmë që kjo gjë të na dalë nga parashikimi i rastësisë. Nëse nuk fiksoheni më kot pas gjërave, keni më shumë shanse që të jeni personat më pozitivë që pranojnë atë që ndodh dhe që kanë mirëqenie emocionale më të madhe.

Më pak stres


Kërkimet tregojnë se tek optimistët, niveli i stresit është më i vogël për shkak të hormonit kortizol dhe për faktin se ata nuk shqetësohen shumë ndaj gjërave që nuk u shkojnë sipas planit. Pavarësisht se situata stresuese, mund të jetë e njëjtë si për njerëzit optimistë, ashtu edhe për ata pesimistë, optimistët përfshihen më pak në situatë.

Një gjumë më i rehatshëm

Doni të jeni optimistë? Një gjumë i rehatshëm është një fillim i mbarë. Mungesa e shqetësimit që karakterizon optimistët, bën që ata të jenë më të freskët se njerëzit e tjerë dhe të mos e përjetojnë të keqen në nivel shumë stresues. Shtatë ose tetë orë të mira gjumi çdo natë, bëjnë mrekulli për njerëzit që duan të mos ndikohen shumë nga situata.

Jeni më mirënjohës

Një studim i vitit 2010 tregon se përfitimet që vijnë nga mirënjohja sjellin te njerëzit optimizëm. Optimistët e shohin gotën gjysmë plot, gjë që i bën ata të vlerësojnë çdo gjë që i ndodh.

Jini më altruistë

Në vitin 2005, kërkimet mbi 750 veteranë të luftës në Vietnam zbuluan se dy tipat më dominues ndaj depresionit të pasluftës, ishin optimistët dhe altruistët. Personat që kanë ndjesi të altruizmit besojnë tek idealet më të mira të botës, gjë që i bën ata të vuajnë më pak, ose të përqendrohen më shumë tek e mira që u vjen të tjerëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama