8 gjerat (te provuara shkencerisht) qe dallojne femrat nga meshkujt

8 gjerat (te provuara shkencerisht) qe dallojne femrat nga meshkujt

Seksi, emocionet, shijet, truri, aftësitë. Ja  8 karakteristikat që diferencojnë seksin femëror nga ai mashkullor… të provuara shkencërisht.

1. Femrat kanë më pak fantazi seksuale

Sipas një studimi spanjoll, vetëm 48% e grave janë të prirura drejt fantazive seksuale në krahasim me 71% të meshkujve. Sipas disa teorive, kjo diferencë shpjegohet me arsye evolutive: fantazitë i kane mbajtur meshkujt gjithmonë gati të kapin në ajër mundësitë e çiftëzimit.

2. Femrat falin më shumë se meshkujt

Aftësia për të falur është femërore; burrat, në përgjithësi, kanë më shumë vështirësi për të falur ata që kanë gabuar ndaj tyre dhe tregohen më shumë hakmarrës se seksi i dobët.

Ky qëndrim vjen për shkak se tek meshkujt është stërvitur më pak ndjeshmëria ndaj të tjerëve. Toleranca më e madhe e femrave gjithashtu varet në masë të madhe në faktin se ato jane mësuar që nga fëmijëria për të vënë veten në pozitat e të tjerëve, duke zhvilluar kështu një shkallë më të lartë ndjeshmërie.

3. Femrat i mbajnë mend më mirë fytyrat

Gratë i kushtojnë më shumë vëmendje shikimeve dhe fytyrave të njerëzve në raport me meshkujt.

Studime të mëparshme kanë zbuluar se rajonet e trurit të përfshira në njohjen e fytyrave, janë të ndikuara nga hormonet. Por ende nuk është e qartë se në çfarë mënyre. Studimi më të thelluara që lidhen me këto dallime mund të ndihmojnë për të kuptuar disa çrregullime të rënda të tilla si autizmi, që prek kryesisht meshkujt.

4. Solidariteti femëror, mit i gënjeshtërt

Femrat janë më pak bashkëpunuese se meshkujt. Një studim i Universitetit të Harvardit, i publikuar në ‘Current Biology’ ka analizuar bashkëpunimet në 50 institucione të botës akademike mes SHBA dhe Kanada.

Rezultati: Gratë dhe burrat janë në mënyrë të barabartë bashkëpunues me kolegët e të njëjtit seks kur bëhet fjalë për bashkëpunime midis të njëjtit rang, por kur hyn në lojë ndarja  hierarkike, solidariteti proverbial femëror duket se ulet në krahasim me meshkujt.

5. Femrat e përballojnë më lehtë stresin

Burrat dhe gratë reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj stresit dhe meshkujt janë ata që e gjejnë zgjidhjen përgjithësisht te alkooli.

Sipas një studimi, glukoza e pranishme në gjak siguron energjinë e nevojshme për të përballuar detyra të vështira. Por me të shteruar këto “rezervat” natyrore  burrat dështojnë në ruajtjen e vetëkontrollin dhe e lënë veten të mundet nga alkooli.

6. Përse femrave u pëlqen ngjyra rozë?

Një studim i Universitetit të Newcastle, ka provuar se pse gratë e pëlqejnë më shumë se meshkujt ngjyrën rozë.

Fenomeni ka origjinën stërgjyshore: ekzistenca e të parëve tanë, në fakt bazohej tek gjuetia, e cila i ishte besuar burrave, dhe mbledhja e të korrave dhe produkteve bujqësore, femrave.

Kjo bëri që tek ato të zhvillohet një ndjeshmëri më e madhe ndaj ngjyrave të kuqërremta, si ajo  e manaferrave apo frutave të pjekura.

7. Femrat janë më të kujdesshme në timon

Për maturi, përgjegjësi dhe siguri gratë kanë një qëndrim më të mirë se burrat në timon. Arsyeja? Sasia  më e madhe e estrogjenit e pranishme te gratë mund të ndikojë pozitivisht në veprimtarinë nervore në lobit frontal, që është zona përgjegjëse për mësimin e rregullave dhe kontrollin e vëmendjes dhe reflekset.

Ndërkohë, testosteroni i përhapur në organizmin e meshkujve, i nxit ata që të priren në sjellje  të rrezikshme, impulsive dhe të pakujdesshme, duke bërë që ta drejtojnë mjetin me shpejtësi më të madhe se femrat.

8. Femrat janë nuhatëse më të mira

Pesë shqisat nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë tek meshkuj dhe femra.

Nuhatja: aftësia për të dalluar aromat është më e zhvilluar në gratë, për shkak të formës së struktura nervore që lidh dy hemisferat e trurit.

Shikimi: memoria vizuale e kujtesës është më e theksuar tek grate. Ato kujtojnë më mirë një fizionomi, rendin e objekteve në një tavolinë, dhe kështu me radhë.

Dëgjimi: Janë meshkujt ata që përqendrohen më shumë, duke përjashtuar mendërisht çdo zhurmë tjetër që mund t’i shqetësojnë.

Shijimi: meshkujt kanë në gojë më pak receptorë se gratë për të “kripurat”. Edhe perceptimi për të “hidhurat” është më i mirë tek femrat.

Ndjeshmëria: Në rastin e objekteve të brishta gratë janë më të suksesshme. Jo vetëm për shkak se ato kanë gishtat e hollë, por edhe për shkak se mollëzat e gishtave të tyre janë gjithashtu më të ndjeshme se tek meshkujt.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama