734 Endrra per t’u bere realitet 10 fituesit me 15 mars

734 'Endrra' per t’u bere realitet, 10 fituesit me 15 mars

Gjimnazistët, studentët apo të rinjtë deri në moshën 30-vjeçare, që kanë nevojë për mbështetje për të bërë realitet një ëndërr në vitin 2015, kishin mundësinë të merrnin pjesë tek konkursi i kryeministrisë “Ëndrra Ime për Vitin 2015”.

Në këtë konkurs, aplikimet e të cilit u mbyllën më 28 shkurt 2015, mund të aplikonte, çdo gjimnazist, student apo i ri deri në moshën 30-vjeçare, individualisht ose si grup individësh. Aplikimet do të vlerësohen nga një komision i posaçëm i ngritur nga kryeministri Edi Rama.

Nëse dikush shpallet finalist i këtij konkursi, fituesit e të cilit dot jenë 10 persona, qeveria shqiptare do të mbështesë financiarisht idetë më bindëse për realizimin e ëndrrave të tij. Kryeministri Rama njoftoi se ishin 734 ide që persona të ndryshëm kanë ndarë përmes këtij aplikacioni, fituesit e të cilit do të shpallen më 15 mars.

“Faleminderit për të gjitha 734 idetë dhe ëndrrat që keni ndarë me ne përmes aplikacionit Ëndrra Ime 2015! Fituesit që do të mbështeten për realizimin e ideve të tyre të spikatura, do të shpallen më 15 mars.

Por ndërkohë të gjithë ju që ëndrrat tuaja patët kurajën t’i ktheni në një plan konkret, jeni fitues, sepse siç e ka thënë dhe Laura Ingalls Wilder, askush nuk ka arritur ndonjëherë diçka, që nga më e vogla deri tek më e madhja, pa patur si fillim një ëndërr”, shkruan Rama në Facebook.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama