700 turiste zbresin ne Sarande

700 turiste zbresin ne Sarande

Në Gjirin e Sarandës janë ankoruar dy kruaziera duke sjellë me qindra turistë të huaj në bord. Njëra prej tyre ka ankoruar në kalatën e portit të kruaziervae, ndërsa turistët e kruazieres së dytë, për të ndjekur guidën turistike në Sarandë, janë transportuar me lanxha për në terminalin e udhëtarëve. Burimet portuale pohojnë se shkon në rreth 700 vetë numri i turistëve të huaj të trageteve. Mësohet se turistët e kësaj prurjeje, në shumicë ata janë shtetas amerikanë.

 

Sarande Për të shprehur mirenjohjen për ardhjen në Sarandë të dy kruazierave të mëdha me rreth 700 turistë të huaj, Stefan Çipa, kryetari i bashkisë së Sarandës ka pritur zotin Steven Young, Drejtor i Shërbimeve portuale të kompanisë amerikano-britanike “CARNIVAL CRUISE LINES”. Saranda është cilësuar edhe nga mediat e huaja si destinacioni më i vizituar gjatë sezonit turistik veror. Investimet,natyra e bukur,rregulli dhe siguria, kanë bërë që Saranda të vizitohet në çdo stinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama