70-vjetori i krijimit te Shoqates se Miqesise Shqiperi-Rusi

TIRANË, 18 Nëntor / ATSH / Klajdi Musabelliu / -70-vjetori i krijimit të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi u perkujtua sot gjatë mbrëmjes me festime në Muzeun Historik Kombëtar në sallën "Unesco", ku u mblodhen bashke shqiptarë dhe miq të Rusisë.

Në praninë dhe kujdesin e veçantë të shkëlqesisë së tij, ambasadorit të Federatës Ruse në Shqipëri, Alexander Karpushin, Zv/ministres së Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, poetit dhe shkrimtarit rus, Vladimir Masallov, muzikantit Yuri Bogdanov e qindra personaliteteve dhe miqëve të shoqatës së Miqësisë Shqiptaro-Ruse, ambasadori Alexander Karpushin mjaft i entuziazmuar gjatë mbrëmjes festive, shpërndau mjaft dekorata, fletë lavdërimi, çmime dhe medalje për anëtarët e kësaj shoqate, ku njëri prej çmimeve qe firmosur ga vetë Presiedenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Pasi përcolli në emër të ambasadës dhe popullit rus urimet e sinqerta për këtë aktivitet, ambasadori Karpushin u shpreh gjatë fjalës së rastit se shoqata ka një kontribut të madh në marredhëniet midis dy vendeve.

"Veprimtaria e kësaj shoqate, sjell më afër dy popujt tanë, të cilët janë mjaft të ngjashëm në kulturë dhe tradita, por që kanë kalur gjithashtu edhe periudha mjft të vështira, çka i ka kalitur dhe formuar edhe karakterin e këtyre popujve".

Rusët dhe shqiptarët, vijoi ambasadori, janë popuj shumë të ngjashëm jo vetëm nga historia apo karaketristikat dhe veçoritë, por edhe nga rëndësia që i kushtojnë miqësisë, ndërsa theksoi se Bashkimi Sovjetik e ka ndihmuar gjithmonë popullin vëlla shqiptar edhe në ato kohë të vështira edhe për vetë Moskën.

"Kjo sallë e tejmbushur dhe numri i anëtarëve të shoqatës, tregon edhe marredhënien e mirë që ne kemi në këto kohë dhe pikërisht nga kjo shoqatë mjaft diplomatë kanë studiuar dhe njohur edhe më shumë kulturat e dy vendeve dhe mardhëniet mid nesh", vijoi ambasadori.

"Sot jemi këtu sepse shohim drejt të ardhmes, dhe traditat, kultura, puna e kësaj shoqate dhe përpjekjet e saj, po i çojnë përpara mardhëniet tona", theksoi Alexander Karpushin, ndërsa mbylli fjalën e tij fme razën "Rroftë miqësia ruso-shqiptare".

Profesor.Doktor Avni Xhelil, kreu i shoqatës "Miqësia Shqiptaro-Ruse", u nderua gjatë mbrëmjes me dy çmime dhe vlerësime prestigjioze.

"Shoqata e krijuar 6 muaj pas përfundimit të luftës botërore, erdhi si një iniciativë e shkrimtarëve, mjekëve dhe ushtarakëve, të cilët themeluan dhe cuan përpara edhe miqësinë midis dy popujve", u shpreh Xhelili gjatë fjalës, duke i ndarë çmimet me të gjithë kontribuesit ndër vite të kësaj shoqate.

Nga ana tjetër, homologu Sergej Kuleshef, petagogu i gjuhës shqipe në Moskë dhe kryetari i shoqatës së miqësisë "Rusi-Shqipëri", pasi përshëndeti aktivitetin në emër të vëllezërve rusë dhe falenderoi të gjithë kontributin e madh të shoqatës, suprizoi të pranishmit duke u shprehur se ""Gjirokastra, në motivet e Ismail Kadaresë është një projekt film për të cilin po kryhen disa diskutime mbi realizimin e tijë", ndërsa u shpreh se do të takohej personalisht me shkrimtarin Ismail Kadare.

Sakaq, ambsadori Alexander Karpushin shpërndau dhjetra çmime e dekorata, ku Çmimi i Presidenit Rus Vladimir Putin ju dha Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi.

Aktiviteti vijoi me intepretimin e disa poezive nga poeti Vladimir Masallov dhe muzikës ruse të luajtur nga Yuri Bogdanov.

Gjatë aktivitetit u çel edhe ekspozita e fotografëve amatorë shqiptaro-ruse, ku si pjesë e aktivitetit, konkursi në kuadrin e 70 vjetorit të shoqatës vlerësoi mjaft të rinj shqiptare dhe rusë me disa çmime.

/k.m/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama