7 fakte te panjohura rreth vdekjes

7 fakte te panjohura rreth vdekjes

Pavarësisht se vdekja konsiderohet si e vetmja gjë e pashmangshme, ne dimë shumë pak për të. Rreth konceptit të vdekjes qarkullojnë mitet dhe besimet e rreme që shpjegohen si më poshtë nga e përditshmja amerikane “Huffington Post”.

1. Nuk është e vërtetë që pas vdekjes thonjtë dhe flokët vazhdojnë të rriten. Është një efekt i prodhuar nga lëkura, e cila duke humbur tonalitetin i bën të duken pjesët e trupit në keratinë më të gjata. Nga ana tjetër, është e vërtetë që pas vdekjes, trupi mund të urinojë për shkak të humbjes së kontrollit të muskujve të zorrëve dhe fshikëzës.

2. Ka një shpjegim shkencor për ndjesinë e cila në momentin e vdekjes të krijon përshtypjen “se e gjithë jeta të rrjedh në një çast para syve”. Kjo ndjesi shkaktohet nga reduktimi i oksigjenit në tru, që sjell ndryshime drastike në aftësitë njohëse.

3. Është e vërtetë që sot jemi më afër jetës së përjetshme se kurrë më parë. Ka shumë projekte, pak a shumë të realizueshme, ku emrat më të njohur të shkencës tentojnë të ndalojnë procesin e plakjes. Një nga këto projekte quhet “Calico” dhe financohet nga gjiganti “Google”.

4. Mund të kemi një perceptim shumë të mjegullt të asaj se çfarë nënkupton vdekja. Kur një person mund të konsiderohet realisht i vdekur? Sipas disa ekspertëve, procesi i vdekjes është tërësia e një sërë fazash fiziologjike. Njeriu nuk vdes në një moment të saktë.

5. Nuk po gjendet më hapësirë e mjaftueshme nëpër varreza dhe djegia e trupave të pajetë jo vetëm që është zgjidhje e këtij problemi, por është një zgjidhje shumë herë më ekonomike. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 42% e kufomave çohen në kremator.

6. Në këtë lloj mënyre, të gjallët thithin në ajër erën e “të vdekurit”. Me rritjen e numrit të djegieve të kufomave, rritet edhe përqindja e hirit të tyre që shpërndahet në ajër. Por, ekspertët sigurojnë se kjo nuk është në asnjë mënyrë e dëmshme për shëndetin.

7. Një njeri mund të deklarohet ligjërisht i vdekur edhe kur është klinikisht i gjallë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama