Kanë arritur të mbajnë deri në fund premtimin martesor: derisa vdekja të na ndajë. Një çift nga Baketsfield, Kaliforni, të martuar prej 62 vjetësh i kanë kaluar orët e fundit të jetës të kapur për dore. Maxine dhe Don Simpson, 87 dhe 90 vjeç kanë ndërruar jetë pak orë larg njëri-tjetrit. Në fillim ka ndërruar jetë Maxine, e cila vuante nga sëmundja e kancerit dhe vetëm 4 orë më vonë Don, i cili kishte pësuar fraktura në trup pasi ishte rrëzuar.
“E dinim që do të përfundonte kështu, – tregon Melissa Sloan, mbesa e tyre, personi që ka bërë publike historinë dhe fotot që kanë prekur shumë njerëz. – Kur mjekët na lejuan ta fusnim gjyshin në të njëjtën dhomë me të, gjyshja u zgjua dhe e kapi për dore. E dinin që ishin sërish bashkë. Përjetësisht, këtë herë.