6 shembuj e llogaritjes se takses se importit per makinat

6 shembuj e llogaritjes se takses se importit per makinat
Hyn në fuqi formula e re e llogaritjes së taksës së importit për makinat. Sipas ligjit të taksave kombëtare tani nëse dikush kërkon të rishesë automjetin për të cilin e ka paguar njëherë taksën në import, gjatë shitjes taksa për këtë automjet do të rillogaritet sërish. Për automjete deri në 5 vite përdorimi, taksa do të ketë një ulje të lehtë. Për ato nga 6 deri në dhjetë vite përdorimi, taksa ka një rritje të vogël, ndërsa për automjetet mbi 10 vite përdorimi, taksa rritet në proporcionalitet me rritjen e viteve të përdorimit. Gazeta “Tirana Observer” boton gjashtë shembujt e llogaritjes së taksës së importit. Gjithashtu ka hyr në fuqi dhe falja e detyrimeve të prapambetura për automjete me targa të huaja.

Taksa e makinave të përdorura

Taksa e importit të makinës do të llogarite në bazë të viteve të përdorimit. Për makinat mbi gjashtë vite përdorimi taksa e importi do të jetë me e lartë. Gjithashtu në bazë të ligjit të taksave kombëtare çdo kush që do të rishesë automjetin për të cilin e ka paguar një herë taksën e importit është i detyruar që gjatë shitjes të bëjë sërish rillogaritjen e taksës.

Falja e detyrimeve

Të gjitha detyrimet e prapambetura të tarifës së shërbimit për qarkullimin e automjeteve të huaja do të falen. Sipas ligjit të ndryshuar të taksave kombëtare tani në pikën e kalimit kufitar në dalje, pronarët e mjeteve me targa të huaja kryejnë veprimet e daljes pa paguar tarifën e shërbimit për qarkullimin e mjeteve të huaja. Ndërkohë për rastet kur automjeti me targë të huaj, me akt noterial, kalon në pronësi të personave të tjerë të cilët më pas do ta pajisin me targë shqiptare sipas legjislacionit në fuqi, pronari i paraqet degës së doganës në momentin e zhdoganimit të automjetit vetëm dokumentet e zhdoganimit të mjetit duke mos pasur detyrimin e pagimit të detyrimeve të akumuluara për tarifën e shërbimit për qarkullimin e mjeteve të huaja.

Shembull 1
Në import:

Në rast se një individ importon në gusht 2010, një makinë tip autoveturë, me cilindrat 1700 cm3, që punon me naftë dhe vite përdorimi 4 vjet ( e prodhuar në vitin 2006), taksa e
mjetit të përdorur në momentin e importimit është:
= Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks për çdo vit përdorimi x taksa fikse për llojin e karburantit
= 1700*25*0.5*4 = 85 000 lekë.

Në shitjet brenda vendit:
Në rast se ky mjet do të shitet pas 2 vitesh, në vitin 2012, taksa për t’u paguar në momentin e shitjes do të jetë:
Taksa e mjeteve të përdorura të transportit = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e shitjes – taksën e importimit të mjetit në momentin e hedhjes në qarkullim (sipas tabelës nr.1 më poshtë) = 1700*25*0.5*6 minus 1700*25*0.5*4 = 127 500 lekë – 85 000 lekë = 42 500 lekë.

Në rast se individi do ta shesë makinën në një nga vitet e mëtejshme, 2013 ose 2014, llogaritja e formulës bëhet duke u spostuar në tabelën e mësipërme sipas viteve të përdorimit të mjetit.

Shembull 2

Në rast se në vitin 2006, një individ ka importur një autoveturë të re me cilindratë 2500 cm3, që punon me benzinë, e prodhuar po në atë vit, dhe në nëntor 2010, kjo makinë do të shitet, qytetari do të paguajë taksën e mjetit të përdorur të transportit si më poshtë:
Taksa e mjetit të përdorur të transportit = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin 2010
– taksën e importimit të mjetit në vitin 2006
Taksa e mjetit të përdorur të transportit = 2500*20*0.5*4 – 0
Taksa e mjetit të përdorur të transportit = 100 000 lekë

Shënim. Në vitin 2006, në momentin e importimit individi nuk ka paguar taksën e importimit të mjeti,t sepse është autoveturë e re e prodhuar në 2006 dhe e hedhur në qarkullim të lirë në Shqipëri po në vitin 2006.
Sipas shembullit 2 do të veprohet edhe në rastet e shitjes së mjeteve të blera me 0 (zero) km brenda vendit nga koncensionarët.
B. Për të gjitha mjetet e përdorura të transportit  të cilat janë importuar para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9769, datë 09.07.2007, në rastin e shitjes së mjetit brenda vendit , taksa e mjetit të përdorur për t’u paguar do të llogaritet me formulën e mëposhtme
Taksa për t’u paguar në momentin e shitjes = taksa e llogaritur e mjetit të përdorur të transportit në vitin e shitjes minus taksën e importimit të mjetit të përdorur , të llogaritur me formulën e ligjit nr. 9769, datë 9.07.2007, pavarësisht nga viti i importimit.

Shembull 3

Në rast se një individ ka importuar në vitin 2006, një makinë tip autoveturë me cilindratë 1700 cm3, që punon me benzinë dhe vite përdorimi 4 vjet, dhe do ta shesë në gusht 2010, pagimi i taksës së mjetit të përdorur do të jetë si më poshtë.
Taksa e mjetit të përdorur të transportit = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e shitjes – taksën e importimit të mjetit të përdorur, llogaritur me formulën e ligjit nr.9769, datë 9.07.2007.
Në vitin e shitjes, autovetura ka 6 vite përdorimi.
Taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e shitjes = 1700*20*0.5*6 = 127 500 lekë
Autovetura në momentin e importimit ka pasur 4 vite përdorimi, për këtë arsye, si koeficient për vitet përdorimi merret 0.0024.
Taksën e importimit të mjetit llogaritur me formulën e ligjit nr.9769, datë 9.07.2007 =1700*20000*0.0024 = 81 600 lekë.
Taksa për t’u paguar = 127 500 lekë minus 81 600 lekë
Taksa për t’u paguar = 45 900 lekë
b.1) Në rast se mjeti i përdorur do të rishitet brenda vendit, taksa për t’u paguar do të llogaritet me formulën:

Taksa për t’u paguar në momentin e shitjes = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e shitjes minus taksa e llogaritur e mjetit të përdorur në vitin e shitjes së mëparshme.
Në vijim të shembullit 3, në rast se ky mjet do të shitet pas 2 vitesh, në vitin 2012, taksa për t’u paguar në momentin e shitjes do të jetë:
Taksa për t’u paguar në vitin e shitjes 2012 do të jetë: 1700*20*0.5*8 = 170 000 lekë
Taksa e llogaritur në vitin e shitjes së mëparshme (viti 2010) = 1700*20*0.5*6 = 127 500 lekë
Taksa për t’u paguar në shitje në vitin 2010 = 170 000 lek minus 127 500 lekë = 42 500 lekë

Shembull 4

Një makinë tip autoveturë e prodhuar në vitin 1986, me cilindratë 2500 cm3, që punon me naftë, është importuar në Shqipëri në vitin 2002. Kjo makinë do të shitet në nëntor 2010. Taksa e mjetit të përdorur për t’u paguar do të jetë:
Taksa e mjetit të përdorur për t’u paguar = taksa e mjetit në momentin e shitjes minus taksa e importimit të mjetit të llogaritur sipas formulës së ligjit nr. 9769, datë 9.07.2007.

Taksa e mjetit të përdorur në momentin e shitjes = 2500 *25*0.5*21 = 656 250 lekë
Taksa e importimit të mjetit llogaritur sipas formulës së ligjit nr. 9769, datë 9.07.2007 = 2500*25000*0.0048 = 300 000 lekë
Taksa për t’u paguar = 656 250 lekë minus 300 000 lekë= 356 250 lekë

C. Për të gjitha mjetet e përdorura të transportit të cilat janë importuar pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9769, datë 9.07.2007, në rastin e shitjes brenda vendit, taksa e mjetit të përdorur për t’u paguar do të llogaritet me formulën e mëposhtme.
Taksa për t’u paguar në momentin e shitjes = taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin e shitjes minus taksën e importimit të mjetit të hedhur në qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë.

Shembull 5

Në rast se një individ ka importuar në vitin 2008, një makinë tip autoveturë me cilindratë 1700 cm3, që punon me naftë dhe vite përdorimi 4 vjet, dhe do ta shesë në gusht 2010, pagimi i taksës së mjeteve të përdorura do të jetë si më poshtë.
Taksa e mjeteve të përdorura të transportit të mjetit = taksa e mjetit të përdorur të transportit
të mjetit në vitin e shitjes – taksën e importimit të mjetit në momentin e hedhjes në qarkullim të lirë.
Në vitin 2010, mjeti ka 6 vite përdorimi, kështu që:

Taksa e mjetit të përdorur të transportit në vitin 2010 = 1700*25*0.5*6 = 127 500 lekë (sipas
tabelës nr. 1 më lart)
Në vitin 2008, në momentin e importimit autovetura ka 4 vite përdorimi.
Taksa e importimit të mjetit në vitin 2008 = 1700*25000*0.0024 = 102 000 lekë (llogaritur me
formulën e ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”).
Taksa e mjetit të përdorur të transportit në momentin e shitjes = 127 500 lekë – 102 000 lekë = 25500 lekë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama