Ndaj edhe shefi i ketij laboratori, Frederik Stamati, ka preferuar te mos heshte, por te kremtoje, sipas menyres se tij, kete 50-vjetor. Kujton themelimin e tij, ne vitin e hershem 1957, duke permendur ndihmen sovjetike per krijimin e tij.
Ai rrefehet duke thene: “Ne shume drejtime jemi ne nivelin nderkombetar, sidomos per restaurimet, konservimet e objekteve prej argjendi, prej bronzi. Asgje nuk mund te dalloje punen qe bejme ne, por kemi shume mungesa ne drejtim te restaurimit te nje kategorie objektesh. Per shembull, po te marrim rastin e arkeologjise, kemi objektet prej hekuri”. Duke kremtuar nje pervjetor te tille, Stamati nuk mund te mos permendte te parin njeri, qe u mor me restaurimet ne Shqiperi. “Ne ate kohe - pohon ai - eshte angazhuar per te punuar ne kete pune Spiro Koci, i cili mund te quhet njeriu i pare qe filloi te merret me restaurimin ne vendin tone. U perqendrua puna ne restaurimin e skulptures, duke ngritur ne kembe ato skulptura qe zbuloheshin ne Apoloni, qe ishin te integruara dhe me pas ne 1957 u organizua laboratori i pare fushor, me i kompletuar, dhe ne ate kohe eshte angazhuar Namik Bodinaku per te punuar ne kete laborator”. Dhe ishte Bodinaku qe e drejtoi kete laborator deri ne vitin 1972. Por kohet kane ndryshuar dhe vemendja qe i kushtohet atij eshte fare e pakte. Ajo qe e mban ende ne jete eshte thjesht pasioni i atyre qe kane restauruar objekte per dekada te tera ne te. Ne Shqiperi numerohen 300 mije objekte te trashegimise kulturore nga te cilat vetem 16 mije jane restauruar ne kete laborator pergjate gjithe historikut te tij”.
Instituti i Monumenteve pagezohet “Gani Strazimiri”
Propozimi per pagezimin e Institutit te Monumenteve te Kultures me emrin e themeluesit te tij, Gani Strazimirit, ka marre “Ok” nga Ministria e Kultures. Ndaj edhe paraditen e djeshme, zyrtarisht, ne prani te punonjesve te IMK-se, por edhe te profesoreve qe per dekada kane punuar me monumentet e kultures, IMK-ja u pagezua “Gani Strazimiri”.
Marre nga : Gazeta Koha Jone











