5 keshilla per femijet para se te hapin nje adrese

5 keshilla per femijet para se te hapin nje adrese
Gjithçka që çdo adoleshent duhet të dijë, pasi të pranohet në rrjetin më të madh social të shoqërisë

Ka ardhur momenti që i trembeshit prej kohësh: djali/vajza juaj kërkon të regjistrohet në rrjetin social “Facebook”, sepse aty janë të gjithë miqtë e tij dhe përveç kësaj i nevojitet për shkollën kur ka detyra të rëndësishme. Po tani si do t’ia bëni? Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të pranoni kërkesën për të shmangur bërjen e gjërave fshehurazi dhe që ai/ajo të mos përfundojë si ata adoleshentë që ngacmohen në internet nga lloj-lloj njerëzish dhe nëna me babain qëndrojnë rehat në divan, duke parë televizor. Për të shmangur çdo rrezik, detyra juaj si prind është që t’i shpjegoni fëmijëve sesi funksionon bota e rrjetit social, duke ndjekur pesë hapat e mëposhtëm.

1. Shpjegojuni se cilat janë kushtet e reja, pasi të jenë regjistruar në “Facebook”

Duhet të kenë kujdes me gjithçka që publikojnë online sepse në raste të veçanta, mund të përdoret kundër tyre. Edhe një mesazh i thjeshtë, ose një foto private e dërguar mes miqsh mund të bëjë xhiron e botës në pak sekonda në qoftë se përfundon në duart e gabuara. Kjo është ana tjetër e medaljes dhe më e parapëlqyera e mediave që e përdorin internetin për të lehtësuar shkëmbimin e informacioneve. Gjithashtu fëmijët tuaj duhet të bëjnë kujdes sidomos me të dhënat personale: adresën e shtëpisë, numrin e telefonit, emrin e shkollës. Gjithçka që ka lidhje me botën reale dhe virtuale nuk duhet të citohet, as në profil dhe as në status. Mos u çudisni nëse ata do t’ju përgjigjen se të gjitha këto gjëra i dinë mirë, se nuk kanë lindur dje, e kështu me radhë.

2. Kujtojini se në “Facebook” asgjë nuk është private

Në rrjetet sociale askënd nuk ke mik, kështu që është mirë të mos i besosh askujt. Le të bëjmë një krahasim: adoleshentët duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj internetit njësoj si shoferi kur i afrohet kryqëzimit. Ata duhet t’i hapin mirë sytë edhe kur kalojnë me semafor jeshil, sepse rreziku të vjen nga të katërta anët dhe atëherë kur nuk e pret.

3. Tregojuni atyre se duhet të jenë shumë të kujdesshëm me pjesën private

Fëmijët tuaj duhet t’i lexojnë me vëmendje të gjitha kërkesat, si për profilin, privatësinë, pranimin e miqve, etj. Duke qenë se janë të vegjël duhet t’u qëndroni pranë deri sa të fitojnë pavarësi. Gjithashtu duhet t’u thoni që të bëjnë kujdes me lojërat, sepse ka rrezik që profilin e tyre mund ta hapin të tjerët .

4. “Facebook”-u nga celulari? Po mundet, në qoftë se ka fjalëkalim

Tani që fëmijët kanë hyrë në botën fantastike të “Facebook”-ut do të ndihen të lirshëm të klikojnë kudo që dëshirojnë, pra në çdo adresë që trazon botën e tyre fëmijënore. Përveç kësaj do të komunikojnë me miqtë kudo që ndodhen dhe në çdo moment, vetëm falë një telefonate. Në këtë rast, rreziqet më të mëdha u kanosen kur adresa hapet nga një celular tjetër: kush futet në adresën e tij nga telefoni i shokut dhe harron ta mbyllë pasi mbaron punë, mund të bëhet viktimë e shakarave të pakëndshme (kjo është vërtetuar edhe nga sondazhet e ndryshme). Pra thojuni fëmijëve tuaj që ta “trajtojnë” profilin në “Facebook” njësoj sikur të ishte karta e tyre e identitetit, duke e ruajtur me shumë kujdes.

5. Kujdes me miqtë

Ndonjëherë miqtë janë sa të mirë aq edhe të rrezikshëm. Duhet t’u thoni atyre se s’duhet të pranojnë këdo, edhe në qoftë se personi që i ka dërguar ftesën mund të jetë miku i shoqes së ngushtë.

Pasi t’ua keni shpjeguar të gjitha këto dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me rrjetin social, nuk keni më nevojë që t’i kontrolloni, edhe pse ata mund të dinë më shumë gjëra se ju, lidhur me internetin. Këtë e dëshmon edhe “Facebook”-u.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama