5 arsye pse duhet ta mbyllni FB!

5 arsye pse duhet ta mbyllni FB!

Të gjithë personat që janë ‘të varur’ pas Facebook-ut, duhet ta pranojnë, Facebook-u është një problem. Të kesh një adresë në Facebook mund të jetë një gjë e mirë, pasi lidhesh me miqtë e tu që ndodhen afër dhe larg. Por nga ana tjetër mund të jetë tepër e bezdisshme kur sheh postime të të tjerëve, jeta e të cilëve duket me e bukur se e jotja. Kështu që ne po ju japim disa arsye, që vërtetojnë se përse të mbyllësh një adresë në Facebook është një gjë e mirë.

Më tepër kohë për veten

Ideja për të mbyllur Facebook-un është gjëja e duhur për të bërë. Varësia ndaj këtij rrjeti social, bën që në çdo kohë e në çdo moment të jesh i varur pas manisë për të kontrolluar mesazhet, lajmet dhe komentet. Të mbyllësh një adresë në Facebook, do të thotë të kesh më tepër kohë për veten dhe për të tjerët.

Shpëton nga statuset ‘e lumtura’ të të tjerëve

Ajo që tek Facebook është pozitive, është mënyra për të të kujtuar mbi ditëlindjet e shokëve dhe shoqeve apo edhe kohën dhe datën e aktiviteteve të tjera me rëndësi. Por kur ti je duke punuar, dhe dikush poston foto dhe statuse me temë pushimesh ose duke bërë qejf, kjo nuk të lë aspak shije të mirë. Një tjetër arsye pse të mbyllësh Facebook-un është se shpëton nga lajme të tilla.

Mund të jesh më produktiv në punë

Të themi të drejtën, Facebook të merr shumë kohë. Nëse e llogarisni kohën që mund të shpenzoni me të, nga mëngjesi deri në darkë, do të habiteni me veten. Nëse e mbyll adresën në Facebook do të kesh mundësinë që të jesh më produktiv në angazhime të tjera, në profesionin tënd, ose të lexosh një libër apo të merresh me stërvitje.

Më tepër i pranishëm

Kur nuk mendon më se si ta përshkruash një moment me anë të një postimi në Facebook, gjatë kohës që ke dalë me miqtë apo je me pushime, mund ta përjetosh më tepër atë moment. Ideja për të postuar gjithçka në Facebook, ku ndodhesh, çfarë po bën etj, të shkëput nga shijimi i momentit.

Do të kurohesh nga varësia pas Facebook-ut

A ka ndonjë rrugë për ta përdorur Facebook-un në një mënyrë më të shëndetshme për veten? Ju duhet ta gjeni këtë rrugë, dhe të mos krijoni varësi ndaj Facebook-ut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama