47 piktore te njohur te peisazhit ne Janina 2015

piktoreTirane, 1 Nentor/ATSH/.- Të paktën 47 piktorë të njohur e të vlerësuar të peizazhit nga Shqipëria dhe prefektura e Epirit të Greqisë, morrën pjese nga data 28 tetor- 1 nentor, në Kolonia "Janina 2015", organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Shoqatën e Piktorëve të Diplomuar të Epirit , Greqi.

Aktiviteti i titulluar "Janina 2015" , u organizua nën kujdesin e Prefekturës, Bashkisë dhe Qendrës Kulturore të Janinës si dhe Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Janinë.

Ekspozita e tablove të realizuara gjatë kësaj kolonie, me rreth 200 piktura u çel të dielën, më 1 nëntor, në hollin e Qendrës Kulturore të qytetit të Janinës/

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama