30-31 Tetor ne TKOB Festivali Nderkombetar Operistik Marie Kraja

zana celaTirane 27 tetor /ATSH- Megi Zonja/.- Festivali Ndërkombëtar Operistik, "Marie Kraja" e vendos çdo vit Tiranën, për disa ditë në zemrën e muzikës Evropiane duke e përfshirë në hartën e qyteteve ndërkombëtare të artit.

Këtë vit janë përzgjedhur 14 këngëtarë nga 4 kontinente, midis 172 këngëtarëve që aplikuan dhe u dëgjuan nga juritë në Milano, Vjenë, Bruksel dhe Tiranë. Më 30 Tetor, ora 19.00 do interpretojnë 14 këngetarë, ku seicili në repertor do ketë një arie dhe një kenge. Kjo natë do jetë një nate magjike me muzikën me të bukur të operave dhe këngeve klasike spanjolle, franceze, napoletane, amerikane dhe sigurisht shqiptare.

Në natën finale me dt 31 Tetor ora 19.00, do interpretojnë vetëm 8 këngetarë të cilët do vazhdojnë konkurimin për 4 çmimet e Edicionit te 15-te të Festivalit.

Shqipëria këtë vit prezantohet me dy konkurrentë, ndërkohë që Festivali do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe të Baletit.

"Këngëtare shqiptarë, spanjollë, franceze, italiane, ruse, gjermane etj do të sjellin ariet dhe këngë të repertorit më të bukur përmes garës së tyre. Ejani te shijoni muzikën më të bukur shoqeruar nga Orkestra e TKOB nën drejtimin e dirigjentit italian Leonardo Quadrini", shkruan Zana Çela, producentja e këtij festivali tashmë tradicional në historinë e muzikës shqiptare .

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama