26 maj 1733/ Shpikja qe i parapriu Revolucionit Industrial

26 maj 1733/ Shpikja qe i parapriu Revolucionit Industrial

John Kay u lind në vitin 1704 pranë Bury-t, në zemër të industrisë së pambukut të Lancashire-it. Nga viti 1730, shpikësi i ri kishte aplikuar për të marrë patentën e një makine për përpunimin e stofit. Tre vjet më vonë erdhi shpikja e tij revolucionare e ‘drugës fluturuese’, një mekanizëm mekanik që përshpejtoi mbërritjen e Revolucionit Industrial.

Deri në zbulimin e Kay-t, prodhimi i stofit të pambuktë në avlëmend ishte një proces i ngadaltë dhe i vështirë. Një drugë që përmbante pëlhurën duhej të kalonte përmes një ‘depoje’ që formohej nga ngritja e një rrjete fijesh të alternuara, duke e kufizuar efektivisht gjerësinë e copës që mund të qepet jo më të gjatë se krahu i endësit teksa e kalonte përmes drugës.

Shpikja e Kay-it do të rriste, si shpejtësinë e drugës kur lëvizte përmes avlëmendit, por edhe distancën që përshkonte. Ai instaloi dy kuti në secilën anë të avlëmendit të lidhura nga një trup i drunjtë. Druga shtyhej me shpejtësi para e mbrapa përgjatë kuadratit me anë të një kanxhe që endësi e lëvizte sa në një anë në tjetrën.

Suksesi i shpikjes së Kay-t e shndërroi industrinë e pambukut duke e rritur kërkesën shumëfish për pambukun e përpunuar dhe i hapi rrugë shpikësve të tjerë si James Hargreaves dhe Samuel Crompton për të mekanizuar më tej industrinë. Fatkeqësisht, Kay- nuk përfitoi nga vepra e vet. Manifakturistët, të babëzitur refuzuan t’i jepnin honorare për përdorimin e shpikjes së tij dhe në vitin 1753, një turmë punëtorësh luditë të frikësuar se mekanizmi do t’i linte pa punë, e ndoqën edhe nga shtëpia. Ai iku në Francë dhe vdiq në mjerim. I biri, Roberti që mbeti në Angli, trashëgoi genin inovator dhe shpiku ‘drop box’, një mjet që thurte stofra komplekse dhe me ngjyrë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama