Universiteti i Kembrixhit është kolegji më i mirë në Evropë, sipas një liste të re të bërë nga ‘Qendra për Renditjen e Universiteteve Botërore’ (CWUR). Universiteti i Oksfordit dhe Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Zyrih, gjithashtu qëndrojnë në vendet e larta të listës.
CWUR, e cila është bazuar në Arabinë Saudite, vështron cilësinë e arsimit, prestigjin e anëtarëve të fakultetit, dhe cilësinë e hulumtimeve të fakultetit në çdo universitet për të përpiluar listën e saj vjetore.
Përveç universiteteve të Cambridge-t dhe Oxford-it, Mbretëria e Bashkuar ka dhe pesë shkolla të tjera në listën e 25 universiteteve më të mira evropiane. Vendet e tjera të përfaqësuara fuqishëm në listë, përfshijnë Zvicrën, Gjermaninë dhe Francën.
Cambridge dhe Oxford janë renditur gjithashtu dhe ndër 5 vendet e para në listën e universiteteve më të mira në botë, përkatësisht në të katërtin dhe të pestin. Ndërsa ‘Universiteti i Harvardit’ ka marrë numrin një në renditjen globale.
Në foto mund të shihni listën me 25 universitetet më të mira në Evropë.