25 Vite te Levizjes Demokratike ne Shqiperi Ekspozita fotografike e revolucionit shqiptar

TIRANË, 6 Nëntor / ATSH- Klajdi Musabelliu / - 25 vite më parë, me mijra shqiptarë u ngritën kundër sundimit të regjimit komunist, ku studentët, intelektualët dhe ish të burgosurit ishin aktivistët e këtij revolucioni.

Dhe pikërisht ky revolucion u pasqyrua nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Departamentin e Historisë pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës të cilët pasi organizuan sot gjatë ditës konferencën shkencore me titull "Thirrja për liri! 25 Vite të Lëvizjes Demokratike në Shqipëri!", me po të njëjtin titull, çelën në mbrëmje në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar ekspozitën fotografike.

"Fundi i stalinizmit"(Tiranë 21 dhjetor 1990), "Prangat e mendimit"(1990), "Kur marrja e bukës kthehj në qëllimin e ditës", "Radhët e bulmetit në Tiranë", shpallja e pluralizmit politik në qytetin student", "gaetat politike", "demostratat" etj, ishin vetëm disa prej fotografive bardh e zi që ilustruaronin dhe paraqisnin ngjarjet e Tiranës dhe Shqipërisë në atë kohë.

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama