20-vjecari kapet duke vjedhur nafte Me duhej per te shkuar ne Xhenova per ndeshjen

20-vjecari kapet duke vjedhur nafte: Me duhej per te shkuar ne Xhenova per ndeshjen

Një 20-vjeçar nga Shqipëria që jeton në Itali është arrestuar pasi u kap duke grabitur naftë nga një skllavator. V.P., u arrestua në një qytezë të vogël me emrin Cuneo, e cila ndodhet në kufi me Francën. I riu shqiptar ka deklaruar në polici pas prangosjes se po bënte një gjë të tillë për të furnizuar makinën me naftë në mënyrë që të udhëntonte për në Xhenova për të ndjekur ndeshjen e kombëtares.

Policia e ka besuar këtë deklaratë pasi 17-vjeçari ka treguar dhe dy bilata që kishte blerë për ndeshjen miqësore Itali-Shqipëri. Nga denoncimi i një kalimtari, policia kapi të riun në flagrancë duke thithur naftën nga një ekskavator me anë të një zorre prej gome. Bashkë me të u arrestua dhe një bashkëpunëtor. Pavarësisht se fillimisht ata nuk e kanë pranuar se po grabisnin naftës, shenjtat në pantallona por edhe sinqeriteti i njërit prej tyre ka treguar edhe arsyen e vërtetë duke shpresuar tek një “falje” nga ana e policisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama