20 skandalet dhe incidentet me te bujshme te diplomateve shqiptare

20 skandalet dhe incidentet me te bujshme te diplomateve shqiptare
Dosja e zeze e diplomacise: Nga arrestimet per trafik droge ne perendim deri tek Almir Rrapo. Balla: Meta te dorehiqet. Meta: Ok, por pas tre vitesh. Historia e diplomacise veç rasteve te suksesit ka kaluar dhe ne nje kalvar te gjate me skandale dhe incidente. Rasti me i fundit eshte ai i para dy diteve kur nje punonjes i ministrise se Puneve te Jashtme prangoset ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane pasi rezultonte ne listen e te kerkuarve te Interpolit te eashingtonit. Armir Rrapo u arrestua gjate kohes qe po kerkonte rinovim te pasaportes amerikane.

Por pjesa vitet e fundit nuk jane te pakta kur diplomate shqiptare jane perfshire ne skandale. Dy vjet me pare ne Itali shoferi i ambasades sone ne Rome u arrestua pasi trafikonte lende narkotike. Ne vitin 2005 ne Greqi u arrestua shoferi i Konsullates Shqiptare ne Janine kishte vetem kater muaj qe kishte marre detyren. Por gjate 120 diteve ne skedat e policise helene ishte klasifikuar si nje trafikant vizash. Keto dhe raste te tjera vijen sot ne nje raport special te gazetes “Tirana Observer”. Nderkohe qe, per rastin e fundit jane shtuar polemikat mes mazhorances dhe opozites. Deputeti socialist Taulant Balla ne nje komunikim me publikun kerkoi doreheqjen e ilir Metes nga posti i ministrit te Jashtem. Vet Meta pas kesaj perjashtoi mundesine e largimit duke thene se do te jepte doreheqje kur i mbaronte afati kushtetues pas tre vitesh.

Arrestimi dhe replikat

Taulant Balla ne emer te opozites shqiptare ka kerkuar doreheqjen e ilir Metes nga posti i ministrit. I kerkojme sot Ilir Metes te jape doreheqjen ne shenje pergjegjesie per kete incident te rende qe ka prekur ministrine e Jashtme. Ky skandal i turpshem behet edhe me i thelle me reagimin zyrtar te ministrise se Jashtme, sipas te cilit ky individ na paska qene marre ne pune si sekretar personal i ministrit brenda te gjitha rregullave dhe me konkurs, kur ne fakt nuk ka pasur asnje konkurs. Fakti qe ky person eshte i katerti ne listen e te arrestuarve nga radhet e LSI-se e shton edhe me shume kete pergjegjesi”, tha deputeti socialist, Taulant Balla. Por ministri i Jashtem, nje ore me vone ne nje dalje publike, ka hedhur poshte kerkesat e Partise Socialiste duke deklaruar se, do te jape doreheqjen vetem kur te mbaroje mandati i qeverise aktuale. “Me duhet te pergezoj organet tona te specializuara per zbatimin e ligjit. Te pershendes bashkepunimin e tyre me partneret nderkombetare, sidomos ata amerikane. Doreheqjen do ta jap kur te mbaroje afati i percaktuar me kushtetute”, tha Meta. Ministria e Jashtme ka rideklaruar se dokumentacioni i sekretarit Almir Rrapo, ku ne asnje prej dokumentacionit zyrtar nuk ka pasur asnje pengese ligjore. Per ministrin e Jashtem, Rrapo ka pasur edhe deshmine e penalitetit. Por per opoziten ky eshte rasti i katert qe zyrtare ne dy ministri te drejtuara nga LSI-ja akuzohen per krim dhe korrupsion. Madje deputeti i PS-se, Taulant Balla gjate nje konference per shtyp ka deklaruar se, diplomate shqiptare po i japin agjencive te sherbimeve sekrete te huaja informacione sekrete te NATO-s.

1997
Diplomat me pantallona te shkurtra

Ne aeroportin e Londres, ne vitin 1997 grupi i diplomateve shqiptare do te binte ne sy jo per nga numri i madh, por per nga veshja e tyre. Rreth 20 shqiptare te pajisur me pasaporta diplomatike do te shetisin ne nje ambiente e terminalit me pantallona te shkurtra. Veshja aspak serioze duket se nuk i bindi policet angleze per misionin diplomatik te Shqiptareve me gjithe pasaporta e tyre te rendesishme. Me pas skandali rezultoi se nuk ishte vetem ne paraqitjen e tyre, por edhe ne menyres sesi nje pjese e shqiptareve kishin siguruar dokumentet diplomatike, duke mos qene diplomat karriere, por emigrant te zakonshem.

Gjermani korrik 1997 shoferi i ambasades trafik droge

Arrestim i nje shtetasi kosovar ne Gjermani per trafik droge i dergoi agjente e policise gjermane ne adresen e Ambasades Shqiptare ne Berlin. Shoferi i kesaj ambasade rezultoni i implikuar ne nje rrejt trafikantesh te kokaines. Policia kerkoi largimin e tij nga Gjermania dhe shpalljen person i padeshiruar. Shoferi posedonte pasaporte diplomatike dhe vendimi i policise ju komunikua ambasades. Por nje dite para se te mberrinte vendimi, shoferi me mbiemer Vokshi largohet nga rezidenca shqiptare duke vjedhur dhe nje makine.

Londer, 1997 Ambasadori kerkon azil politik

Deri me sot mbahet si nje nga skandalet me te medha te trupit tone diplomatik. Ne shtator te vitit 1997 ambasadorit tone ne Angli Pavli Qesku, i mbaron mandati dhe i vjen urdhri i largimit nga detyra. Por Qesku nuk e cileson nje vendim politik dhe duke akuzuar persona te veçante me pushtet kerkon azil politik ne Angli. Nje rast i paprecedent per nje diplomat karriere. Sipas shkrimeve te gazetave te kohes, ne 27 shtator 1997, Ambasada Shqiptare ne Londer eshte kyçur duke mos pasur asnje personel ne te. Nderkohe, Qesku pak vite me vone ka sqaruar se per shkak te kercenimeve ka kerkua azil, por nuk e ka kyçur ambasaden.

Londer, 1997, sekretari i Ambasades kerkon azil

Nen shembullin e ambasadori edhe Sekretari i Pare i Ambasades Shqiptare ne Londer, Rudolf Marku, ka kerkuar azil politik. Pas komunikimit te largimit nga ish-ministri i jashtem ne shtator te 1997-s, Paskal Milo, Marku nuk pranon kthimin e tij ne Shqiperi, por bene kerkese per azil ne shtetin ku sherbente. Argumentet e Markut ishin se ne Shqiperi jeta e tij ishte e kercenuar dhe nuk mund te kthehej ne Tirane. Qe nga 1997 Marku jeton ne Londer se bashku me familjen. Me sekretarin Marku per te njejta arsye kerko azil dhe shoferi i Ambasades. Kerkesa e tyre e vuri ne pozite te veshtire shtetin shqiptare perball pales angleze.

Janine, dhjetor 1997, shoferi i ambasades trafik droge

Shoferi i Konsullates Shqiptare ne Janine akuzohet nga policia greke per trafik droge. Sipas policise greke shtetasi shqiptar shfrytezonte makinen e selise diplomatike per te transportuar dergesat e doges ne zona te ndryshme te Greqise. Por emigranti shqiptar ka qene me fat pasi nuk u arrestua. Ai u shpall person i padeshirueshem per palen greke dhe ju kerkua ambasades shqiptare ta shkarkonte nga detyra e tij. Lajmi nuk u be publik asnjehere ne media, por nje skandal i tille u komentua jo pak ne ministrine e Jashtme Shqiptare.

Janine, korrik 2005 shoferi i ambasades trafik vizash

Shoferi i Konsullates Shqiptare ne Janine kishte vetem kater muaj qe kishte marre detyren. Por gjate 120 diteve ne skedat e policise helene ishte klasifikuar si nje trafikant vizash. Ne kembim te nje shume te caktuar eurosh, shoferi nxirret viza greke per shqiptaret, por edhe viza kanadeze. Policia greke njoftoi konsullaten dhe ministrine e jashtme ne Tirane per veprimtarine e personelit te ambasades. Ministria e jashtme e cilesoi si nje raste te veçante, per me teper qe shoferi nuk gezonte imunitet diplomatik, por ishte thjesht nje punetor i ambasades. Ne dhjetor te vitit 2005 ai u shkarkua nga detyra dhe u kthye ne Shqiperi.

Korrupsioni ne ambasaden Shqiptare ne SHBA

Edhe ambasada me e rendesishme e vendit tone nuk ka shpetuar nga skandalet. Ne maj te vitit 2005, revista “Klan” publikoi nje bisede te pergjuar mes ambasadorit tone ne Washington, Fatos Tarifa dhe nje biznesmeni me orgjine shqiptare, Indrit Bregasi. Ne biseden e tyre behej fjale per tenderin e rikonstruksionit te ambasades, kur sipas biznesmenit diplomati shqiptar i kerkoi 3 mije dollare. Pas publikimit te skandalit, Ministri Kastriot Islami pezulloi nga detyra ambasadorin Tarifa. Ndersa ne Tirane u hap nje proces penal ndaj tij. Ambasadori deklaroi se e gjithe kjo ishte nje shantazh dhe qejfmbetje e politikave te Tiranes ndaj punes se tij.

5 dhjetor 2003, Konsulli i Romes Drini Bello, trafik droge dhe armesh

Nje diplomat shqiptar ne Itali eshte perfshire ne trafikun e droges dhe armeve. Konsulli Drini Bello u akuzua nga shteti italian, se kish shnderruar ambasaden shqiptare ne Itali, ne nje baze te strehimit te droges dhe armeve, qe me pas trafikoheshin ne vendin fqinj. Sipas prokurorise italiane Ambasada nisur nga roli qe ka luajtur Drini Bello eshte shnderruar ne nje baze per te fshehur drogen dhe armet ashtu si eshte zbuluar nga telefonatat e pergjuara. Nderkohe ne Itali eshte arrestuar dhe Erion Bello, vellai i Drini Bellos. Banda sipas hetuesve italiane, ka lidhje me organizaten mafioze “Sacra Corona Unita”, dhe merrej me trafikun e klandestineve dhe te lendeve narkotike.

Dhjetor 2007, Ambasadori ne Washington deshton ne prezantimin e vendit

Kete “skandali” s’ka te beje me korrupsion dhe me trafiqe por me imazhin e diplomateve tane jashte vendit. Ambasadori yne ne SHBA, Aleksander Sallabanda ne nje prezantim qe duhet te bente per Shqiperine ne Universitetin “Brigham Young University, Provo, Juta”, duket se ka bere me te keqen e mundshme. Ne vidion qe qarkullon ne internet ambasadori yne shpjegon me nje anglishte shume larg perfektes dhe me pasaktesia historike mbi vendin e tij, duket se jep imazhin me te keq te vendit. Gafat e ambasadori ne shtetin me te rendesishem jane bere shpesh objekt i debateve ne parlament mbi nivelin e diplomateve tane.

17 tetor 2006, Ambasadori i Shqiperise ne Hungari, Eduart Sulo, shperdorim detyre

Shperdorim detyre dhe abuzim me fondet. Keto jane dy akuzat qe mban kallezimi i Ministrise se Drejtesise per ambasadorin e Hungarise Eduard Sulo, i cili ka qendruar ne ate post vetem deri ne momentin qe ne vendin e tij eshte emeruar Florian Nova. Sipas Prokurorise se Tiranes behej e ditur se nje kontroll nga drejtoria e auditimit ne kete ministri ka nxjerre ne drite, se ambasadori ka shperdoruar fondet e dhena nga qeveria per kete ambasade. Ministria e Jashtme me ane te drejtorise se auditimit disa dy vjet me pare ka bere nje kontroll ne kete ambasade dhe ka rezultuar se ish-ambasadori Eduard Sulo ka abuzuar me fondet.

1 korrik 2007, Ambasadori dhe Konsulli sherr me grushte ne ambasade

eshte nje nga skandalet me te renda te diplomateve tane. Ne 1 korrik te vitit te kaluar ish-konsulli Faik Dishnica dhe Ambasdadori Minarolli jane konfrontuar fizikisht ne ambientet e ambasades Shqiptare ne Athine. Minarolli kohe me pare kish kerkuar largimi e konsullit Deshnica per abuzime. Por gjate debati ne ambasade, Minarolli pretendoi se ish qelluar nga konsulli me grusht. Per kete çeshtje Ministrit pezulloi Konsullin dhe u hap nje proces penal. Megjithate deshmitare e zyrtareve jane te kundrat dhe nuk vertetojne agresionin. Ndersa vet konsulli ne nje prononcim per gazeten “Tirana Observer” ka thene se ish-ambasadori Minarolli qe e qelloi ate.

6 mars 2007, padi shoferit te ambasades ne Angli, abuzoi ne emer te ministrise

Shoferi i ambasades Shqiptare ne Angli perdori dokumentet e Ministrise jashte Shqiptare per te blere paisje elektorshtepiake ne Londer. Ne mars te 2007-s, firma “Ben-Al” denoncoi ne prokurori, personalin e ambasades shqiptare ne Britanine e Madhe, Shkelzen Geci. Akuza ishte “vjedhjes me ane te mashtrimit”. Geci ka blere paisje elektroshtepiake me vlere 320 mije leke te reja. Nderkohe qe me pas rezultoi se Ministria e Jashtme nuk e kish autorizuar Gecin te blinte paisjet. Geci duke u paraqitur si punonjes i Ministrise mori ne nje frigorifer, dy lavatriçe, dy televizore Samsung LCD 32 polesh si dhe nje sobe korrenti.

10 shkurt 2008, Konsulli i Milanos Hasan Muçostepa, falsifikime

Pas auditimit te inspektoriatit te Ministrise se Jashtme shqiptare ne konsullaten e Milanos, ka rezultuar se ish-konsulli i Pergjithshem, Hasan Muçostepa, ka abuzuar me detyren dhe ka kryer veprime konsullore me perfitime te medha financiare. Te gjitha keto veprime ai i ka kryer duke perfituar shuma te medha parash dhe duke mos mbajtur regjistra. Nderkohe ai ka legalizuar prokura, certifikata e dokumente konsullore te gjitha te falsifikuara, duke vene tarifa konsullore disa here me te larta se ato te parashikuara ne ligjin konsullor. Pjesen e tepert te parave ai e fuste ne xhep.

Shkurt 2008, Konsulli i Milanos Dritan Hila, shperdorim detyre

Ish-konsullit te Milanos Dritan Hila i jane gjetur shkelje shume te renda administrative nga auditimi i ministrise se Jashtme. Edhe pse ndaj tij eshte kerkuar marrja e masave te rrepta ligjore dhe administrative, Komisioni i Gradave dhe i Disiplines eshte mjaftuar vetem me nje verejtje te lehte me goje dhe ne vend qe rastet t’i kalojne prokurorise, ata vazhdojne te vegjetojne ne ministri. Ish-konsulli Hila akuzohet nga auditi edhe per pervetesimin e nje shume prej 3000 eurosh, te cilat kuestura e Milanos i ka dorezuar me firme ne Konsullaten e Shqiperise ne Milano dhe pikerisht ish-konsullit Hila, pasi ishin gjetur ne kuleten e nje emigranti shqiptar, e cila kish humbur ne rruge dhe ish gjetur me tej nga kuestura italiane.

Shkurt 2008, ish-konsullja e Milanos Suela Janina, shkelje te rregullave te qarkullimit

Perveç shkeljeve te renda administrative qe iu gjeten ish-konsulles shqiptare ne Milano, Suela Janina, nga kontrolli i ushtruar nga auditi i Ministrise se Jashtme, ajo akuzohej edhe per nje veper tjeter penale nga policia italiane. Ish-konsullja Janina ka qene nen hetim nga policia italiane ne lidhje me nje aksident trafiku qe ajo ka shkaktuar ndaj nje shtetasi italian gjate kohes qe ajo sherbente si konsulle e Shqiperise ne Milano. Por me gjithe keto, ndaj saj nuk u mor asnje mase administrative dhe as verejtje nga ana e Komisionit te Gradave dhe Disiplines.

Prill 2008, konsullja e Romes, Najada Sojli, shkelje ne detyre

Pas kontrollit te ambasades ne Rome, Auditi i Brendshem i Ministrise se Jashtme ka gjetur dhe raportuar te drejtuesit e MPJ shkeljet dhe abuzimet e konsulles Najada Sojli, e cila mesohet te kete leshuar viza per shtetas pakistaneze e aziatike pa miratimin e Ministrise se Jashtme, si dhe akuzohet se ka kryer veprime konsullore duke i dhene perparesi seksereve konsullore qe veprojne ende ne ambasadat tona. Sojli, edhe pse pa ditur te komunikoje ne gjuhen italiane, vazhdon ende te kryeje funksionet e konsulles, edhe pse auditi ka kerkuar nga Komisioni i Gradave dhe Disiplines se Ministrise se Jashtme marrjen e masave me te renda ligjore dhe administrative per shkelje te renda ne detyre.

Prill 2008, Ambasadori shqiptar ne Londer, Zef Mazi, shperdorim detyre

Se fundmi, pre i auditimit te Ministrise se Jashtme eshte bere edhe ish-ambasadori i Shqiperise prane OSBE dhe aktualisht ambasador i Shqiperise ne Londer, Zef Mazi. Sipas te dhenave dhe inspektimeve qe kane rezultuar nga kontrolli, eshte vertetuar se Mazi ka abuzuar me nje shume prej 7000 eurosh, duke pretenduar se ka blere karrige dhe tavolina ne tregun e lire ne Tirane dhe i ka transferuar keto ne rezidencen e tij ne Vjene. Per kete auditi i MPJ ka siguruar edhe fatura shitjeje dhe i ka kerkuar ministrit te Jashtem te nise proceduren dhe dergimin ne prokurori te ketyre fakteve.

Maj 2008, Ish-Ambasadori i Shqiperise ne Paris, Ferit Hoxha, shperdorim detyre

Auditi ka zbuluar se edhe diplomatet me te vjeter te ministrise se Jashtme rezultojne me abuzime ne buxhetin e shtetit dhe parate e taksapaguesve shqiptare. Gjate auditimit te Ambasades se Shqiperise ne Paris eshte gjetur se ish-ambasadori i Shqiperise ne Paris dhe aktualisht Sekretari i Pergjithshem i ministrise se Jashtme, Ferit Hoxha, ka abuzuar dhe ka demtuar arken e shtetit shqiptar me shumen 35 mije euro, duke qene se edhe pas largimit te tij nga ambasada e Shqiperise ne Paris ai ka lejuar pagesen e qirase, energjise dhe shpenzimet e tjera per nje vit ne rezidencen e ambasadorit dhe, duke qene se gjate nje viti Shqiperia nuk ka pasur ambasador ne Paris, rezidenca e ambasadorit eshte shfrytezuar nga z. Ferit Hoxha dhe familja e tij.

Gusht 2008, Shoferi i Ambasades ne Itali kapet me droge

eshte ngjarja me e fresket por edhe nder me te rendat. Shoferi i Ambasades Shqiptare ne Itali, Arsen Selmanllari u arrestua nga policia Italine me nje kilogram kokaine. Makina qe perdorte Semanllari ishte me targa diplomatike dhe kjo gje beri qe te pala italiane te kerkonte sqarime dhe nga Ambasada jone. Pas njoftimit ministria e Jashtme urdheroi shkarkimin nga detyra te shoferit dhe lejimin e policise italiane per kontrollin e makines ku u gjet droga. Selmanllari kish dy vite qe punonte ne ambasade. Ambasadori yne ne Itali Llesh Kola, komentoi per mediat se aktivitetit i shoferit nuk kishe te bente me ambasaden, aq me teper qe nuk behet fjale per personel diplomatik.

4 korrik 2010, arrestohet punonjesi i MPJ-se ne Ambasaden Amerikane

Rasti me i fundit i skandalit te diplomacise shqiptare ishte ajo qe ndodhi dy dite me pare ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane. Gjate kohes kur shkon per te kryer nje procedure me dokumente nje punonjes i ministrise se Puneve te Jashtme u arrestua pasi rezultonte i kerkuar nga drejtesia amerikane. Almir Rrapo, eshte vene ne pranga nga policia e Tiranes diten e premte, ne momentin kur ishte duke aplikuar per vize turistike ne ambasaden amerikane. 27-vjeçari, i dyshuar per trafik droge, kerkohej nga zyra e Interpolit ne Uashington. I dyshuari ka jetuar per nje kohe te gjate ne Amerike, ku dhe ka kryer studimet dhe ne momentin kur ka aplikuar per vize, eshte prezantuar si punonjes i Ministrise se Jashtme. Menjehere, pas aplikimit, punonjesit e ambasades kane lajmeruar policine shqiptare, e cila ka arrestuar 27-vjeçarin Rrapo. Nderkohe, Drejtoria e Burimeve Njerezore ne Ministrine e Puneve te Jashtme ka sqaruar se Rrapo eshte punesuar ne stafin teknik te kesaj ministrie ne perputhje me te gjitha rregullat dhe normat ligjore ne fuqi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama