19 Tetor 2015 Expo MilanoShqiperia kremton Diten Kombetare

expoTIRANE, 17 Tetor /ATSH-E.Xhajanka/- Më datë 19 Tetor 2015 me rastin e Festës së Shenjtërimit të Nënë Terezës, në ambientet e Pavjonit të Shqipërisë në Expo Milano 2015, do të organizohet Dita Kombëtare e Shqipërisë.

Me mbështetjen Genti Beqirit, Komisar i Përgjithshëm i Shqipërisë në Expo dhe njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv iAgjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve(AIDA) eventi që do të kulmojë të hënën në Milano, pritet të zhvillohet me praninë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro si dhe të ftuarve të tjerë.

Burime nga AIDA bënë të ditur se, gjate eventit maratonë për vizitorët do të organizohen një sërë aktivitetesh me synim zbulimin e kulturës, traditës dhe folklorit shqiptar, ndër të cilat një stendë me ushqime tipike shqiptare, me menu dhe receta te prezantuara për të ftuarit, video projektime të aktiviteteve të Shqipërisë dhe shoqatave të ndryshme në Itali.

Një sfilatë gjatë së ciës të rinjte do të prezantojnë të veshur sipas krahinave të ndryshme të Shqipërisë do të shoqërohet edhe me valltarë dhe grupe ekspertesh të cilët do të performojë vallet tipike shqiptare.

Ky event pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme në prezantimin e Shqipërisë në Panaire ndërkombëtare të këtij formati, duke mundësuar kështu një njohje të gjerë të kulturës, traditave dhe artit kulinar shqiptar.

/f,n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama