1500 turiste vizitojne cdo dite Butrintin

1500 turiste vizitojne cdo dite Butrintin

Rreth 1500 persona vizitojnë çdo ditë Parkun Arkeologjik të Butrinit. Siti arkeologjik që është cilësuar pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s. Për shkak të zhvillimit aty të disa eventeve me rëndësi ballkanike dhe promovimit të kohëve të fundit, numri i vizitorëve ka shënuar një rritje prej 47.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Drejtori i Parkut, Gjergji Mano, thotë për TCH se për shkak të rritjes së numrit të vendeve nga vijnë turistët, guidat do të ofrohen edhe në dy gjuhë të tjera: në polonisht dhe në gjuhën kineze.

 

“Me kënaqësi konstatojmë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi pasur një rritje prej 47.7% të numrit të vizitorëve dhe 59% të të ardhurave. Këtë vit pretendojmë që të kapim shifrën 120 deri në 130 mijë vizitorë. Gjeografia e vendeve nga vijnë këta turistë tashmë është zgjeruar, madje mund të themi se së shpejti gudiave dhe hartave të sitit arkeologjik do t’i shtohen edhe dy gjuhë të tjera: gjuha polake, për shkak të numrit të madh të qytetarëve polakë të cilët na vizitojnë, si dhe gjuha kineze", thotë ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama