15 gjerat qe mund te bejne turistet ne Tirane

15 gjerat qe mund te bejne turistet ne Tirane

Tirana është një destinacion pak i njohur, pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë për të tërhequr vizitorë të huaj. Kryeqyteti i vendit mbetet ende i paprekur nga turistët dhe ka një shkëlqim unik. Të paktët që arrijnë të vizitojnë Tiranën mahniten nga atraksionet e saj, por kryesisht nga çmimet e ulëta të hoteleve dhe restauranteve. Tirana, një parajsë jo vetëm për udhëtarët me çanta, ka potencialin për t’u bërë edhe një destinacion për çiftet.

Tirana është vendi i duhur për udhëtarët që pëlqejnë të zbulojnë vende të reja. Shqiptarët janë ndër njerëzit më miqësorë në botë. Nëse e vizitoni atë vend, do të kënaqeni nga mikpritja e ngrohtë dhe do t’ju habisë ajo çka ata kërkojnë në këmbim. Për vizitorët që vijnë për herë të parë në këtë qytet, ja disa nga atraksionet që nuk duhen humbur:

Galeria Kombëtare e Arteve Figurative

Galeria Kombëtare e Arteve Figurative është hapur zyrtarisht në Tiranë në 11 janar 1954, por që prej vitit 1974 ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Galeria është institucioni më i rëndësishëm kombëtar i ekspozitave, ruajtjes, studimit, restaurimit, publikimit, dokumentimit dhe arkivimit të veprave të artit në Shqipëri. Ajo krenohet me 4100 vepra arti nga artistë shqiptarë dhe të huaj, që përkojnë me një periudhë që fillon në shekullin e 13 deri më sot.

Sheshi Skënderbej

Sheshi Skënderbej ndodhet në zemër të Tiranës dhe është një vendtakim i këndshëm, i rrethuar nga disa nga atraksionet turistike më të rëndësishme në qytet. Këtu mund të gjesh Muzeun Historik Kombëtar, një statujë të heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjerrgj Kastriot Sëknderbeut, Teatrin Kombëtar, Galerinë e Arteve Figurative, Pallatin e Kongreseve dhe gjëra të tjera. Këtu mund të shihni edhe Kullën e Sahatit, simbolin e qytetit.

Një nga ndërtesat më të vjetra në qytet, Kulla e Sahatit përbën një atraksion turistik me rëndësi. Ajo u ndërtua në vitin 1822 nga Haxhi Et’hem Bej, një kambanar. Kambana origjinale veneciane bie për të treguar orën, çdo orë. Në vitin 1928, kulla u shtua me 35 metra, me një orë gjermane të bërë me dorë.

Për fat të keq, ora gjermane u prish nga bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botëore. Ajo që mund të shihet sot është një orë kineze, që zëvendësoi orën numerike romake, të sjellë nga një kishë shkodrane në vitin 1946. Deri në vitin 1970, Kulla e Sahatit ishte ndërtesa më e lartë në kryeqytet.

Muzeu i Orëve

Afër Kullës së Sahatit mund të gjeni Muzeun e Orëve, që përmban kulla orash nga e gjithë Shqipëria. Ai është një muze i ri i hapur në ish-dyqanin e quajtur “Dyqani i Sahatçiut”. Muzeu dokumenton historinë e orëve të kullave në Shqipëri, përmes modeleve, dokumenteve, shkrimeve, grafikave dhe sendeve të tjera historike. Fokusi kryesor është Kulla e Sahatit, që mbetet simbol i kryeqytetit. Kyrja në të është falas.

Muzeu Mezuraj

I hapur në mars 2007, ai është një muze arkeologjik dhe i artit figurativ në Tiranë. Koleksioni arkeologjik mund të krahasohet me atë të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës, porsa i përket cilësisë dhe rëndësisë historike. Në muze mund të gjeni vazo të shumta qeramike, që datojnë në shekullin VI-IV para Krishtit, amfora detare të shekullit të IV-të para Krishtit deri në shek.II-të, qeramika ilire, objekte argjendi dhe bronzi që i përkasin kulturës arbëreshe dhe objekte të ndryshme që datojnë në Mesjetë.

Koleksioni i artit në Muzeun Mezuraj përfshin skulpturën, pikturën dhe vizatimet nga artistët lokalë dhe ndërkombtarë. Fondi artistik i muzeut përbëhet nga 4000 objekte, që ekspozohen gjatë gjithë kohës. Muzeu ndodhet në Rrugën e Kavajës, pranë Dhomës së Tregtisë.

Xhamia Baitul Avval

Xhamia Baitul Avval është një nga xhamitë më të mëdha në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Ajo i përket Komunitetit Mysliman Ahmadiyya, i themeluar në 195 vende në të gjithë botën. Në Shqipëri, komuniteti është themeluar në vitin 1934.

Lumi i Lanës

Lumi i Lanës është një përrua që rrjedh mespërmes Tiranës, por që, fatkeqësisht, është i ndotur dhe jotërheqës. Mirëpo, në të dyja anët e saj ka gjelbërim dhe ndërtesa të reja tërheqëse.

Kisha e Zojës Ndihmëtare

Kisha e Zojës Ndihmëtare u inaugurua në vitin 2008, një konstruksion modern i krijuar nga kisha katolike në Laprakë. Kisha u përurua në 25 tetor 2008 nga Arqipeshkvi i Tiranës Rrok Mirdita, gjatë një meshe solemne me komunitetin lokal, si dhe me bishopë dhe priftërinj nga gjithë trevat shqiptare.

Sheshi Nënë Tereza

Sheshi Nënë Tereza është një nga pikat më të spikatura në Tiranë. Vendndodhja e Universitetit të Tiranës, sheshi i dytë më i madh në Tiranë, e ka marrë emrin nga shqiptarja e famshme në botë, Nënë Tereza. Pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II i dha titullin “E Bekuara Tereza e Kalkutës”. Një monument i vogël në nder të saj ndodhet në shesh, por ajo është një statujë modeste në krahun e majtë. Në anën lindore të Sheshit mund të shihet Muzeu Arkeologjik dhe Stadiumi Qemal Stafa, pas sheshit. Në jug të tij, ndodhet Parku i Madh i Tiranës, pranë Liqenit Artifikcial, i cili preferohet fundjavave nga shumë familjarë.

Liqeni i Farkës

Në lindje të lindjes së qendrës së Tiranës, Liqeni i Farkës është vendi i preferuar ngabanorët për piknik, ski në ujë, notim, lundrim dhe sportet ujore. Ai është më i madh se Liqeni Artificial dhe përbën një perlë të përkryer për “arratisje” gjatë pasditeve.

Parku Rinia

Parku Rinia është parku kryesor në Tiranë, i cili është rindërtuar në vitin 2001, për t’iu rikthyer bukurisë së hershme, pasi shumë kioska u ndërtuan atje në vitet 90, duke e shkatërruar gjelbërimin. Parku është qendra e Ditës së Verës, një festë pagane që festohet çdo 14 mars, për të shënuar fundin e dimrit dhe rilindjen e natyrës dhe shpirtrave.

Kalaja e Prezës

Kjo kala është një nga reliket më piktoreske të Tiranës nga antikiteti. E ndërtuar me pamje nga qyteti i Prezës, kalaja e shekullit 15 ishte në pronësi të Topiajve, një familje e njohur feudale në historinë e Shqipërisë. Kalaja u ndërtua nga një fis ilir, që ishin aleatë të Romës për shekuj. Preza ndodhet 22 km në verilindje të qendrës së kryeqytetit. Vizitorët mund të zbulojnë restauronte cilësore dhe atraksione fantastike të periferisë.

Mali i Dajtit

Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës, është maja më e lartë e vendit. Ai ka një lartësi mbi 1613 metra dhe përbën një zonë fantastike për stinën e dimrit, pasi mbulohet nga dëbora. Ai ka një park 3300 hektarë që ruhet nga Shërbimi Pyjor i Tiranës. Vizitorët mund të kënaqen duke bërë një xhiro me Dajti Ekspres, një sistem teleferik unik për Shqipërinë.

Piramida (Qendra Ndërmëtare e Kulturës)

Më parë, Piramida njihej si muzeu “Enver Hoxha”. Ajo u inaugurua në vitin 1988 dhe e mori emrin e sotëm pas lëvizjes së studentëve në dhjetor 1990. Ndërtesa u projektua nga një ekip arkitektësh nën drejtimin e vajzës së diktatorit Hoxha, Pranvera Hoxha dhe Klement Kolanecit. Sot, te Piramida zhvillohen dhjetëra panaire ndërkombëtare, si dhe ndodhen zyrat e stacionit televiziv “Top Channel:.

Kopshti Botanik

Kopshti Botanik nisi të ndërtohej në vitin 1964 dhe tani zë një hapësirë prej 15 hektarësh përgjatë Parkut të liqenit. Ai përfundoi 1971, kopshti është habitadti i koleksioneve fitogjeografike dhe sistematike të vlerave shkencore dhe kulturore të jashtëzakonshme. Ai është pjesë e Universitetit të Tiranës. Në kopsht mund të gjenden 2000 specie shqiptare dhe ekzotike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama