148 milion paund te Cojne drejt divorcit

148 milion paund te Cojne drejt divorcit

Çifti më i famshëm në Britaninë e Madhe që fitoi 148 milion paund në një  lotari kombëtare janë drejt divorcit. Kur e morën çekun e majmë ata deklaruan se kjo shumë do ti ndihmonte që të mbajnë familjen të bashkuar dhe sa më afër. Por 15 muaj nga tërheqja e çmimit të madh, Adrian dhe Gillian Bayford janë pranë divorcit. Të afërm të tyre thonë se 43-vjeçari dhe 41-vjeçarja jetojnë në dy banesa të ndara në Sufolk. Ajo në një “kështjellë” 6 milion paund dhe ai në një vilë prej gjysmë milioni paund, 10 minuta larg njëri-tjetrit. Ata ishin vetëm dy punëtorë të thjeshtë dhe dy familjarë të përkushtuar para se paraja do tu ndryshonte jetën …për keq. Ajo një infermiere dhe ai një shitës instrumentash muzikorë me të ardhura ta pakta tashmë ndihen si dy pasanikë dhe ashtu siç ndodh në botën e pasanikëve…secili ka jetën e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama