14 arsye pse ndiheni te lodhur gjithe kohes

14 arsye pse ndiheni te lodhur gjithe kohes

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja gjë që ju merr energjinë tuaj. Gjëra të vogla që ju bëni (apo nuk  bëni) mund t’ju shterin energjitë mendore dhe fizike, gjë që  mund të bëjë të ndiheni e këputur në punën tuaj të përditshme. Këtu, ekspertët zbulojnë zakone të përbashkëta të këqija që mund të bëjë të ndiheni të lodhur, plus vese të thjeshta jetese që do ju bëjnë të mos ecni me hapin që dëshironi në jetë, raporton mapo.al

T’i shmangësh ushtrimet kur je i lodhur

T’i largohesh stërvitjes për të kursyer energji, në fakt ndodh e kundërta. Në një studim të Universitetit të Georgias, të rriturit që filluan ushtrimet fizike (palestër, vrap) tri ditë në javë për 20 minuta ndiheshin shumë më të shëndetshëm dhe më pak të lodhur dhe me energji të mëdha pas gjashtë javësh. Stërvitja e rregullt forcon dhe rrit durimin, ndihmon sistemin tuaj kardiovaskular të punojë në mënyrë më efikase, dhe i jep oksigjen dhe lëndë ushqyese indeve tuaja. Kështu që herën tjetër që ju jeni të tunduar për t’u shtrirë në shtrat, të paktën shkoni për një shëtitje të shpejtë dhe nuk do të zhgënjeheni.

Ju nuk pini ujë të mjaftueshëm

Duke qenë pak i hidratuar, të marrësh më pak lëngje sesa trupit tuaj i duhen është një taksë mbi nivelet e energjisë tuaj, thotë Amy Goodson, dietologe. Dehidratimi shkakton një ulje të vëllimit të gjakut, shpjegon Goodson, që e bën gjakun e trashë. Kjo kërkon që zemra të pompojë në mënyrë më pak efikase, duke ulur shpejtësinë me të cilën oksigjeni arrin të ushqejë muskujt dhe organet tuaja. Për të llogaritur nevojat tuaja normale të lëngjeve, Goodson rekomandon të pini rreth 2 litra ujë dhe lëngje në ditë.

Nuk konsumoni hekur mjaftueshëm

Mungesa e hekurit në trupin  tuaj  ju bën të ndiheni të ngadaltë, nervozë, të dobët, dhe të mos jeni në gjendje të përqendroheni. “Kjo ju bën të lodhur sepse më pak oksigjen udhëton për muskujt dhe qelizat”, thotë Goodson. Ju duhet të konsumoni hekur për të reduktuar rrezikun e anemisë: dhe këtë hekur mund ta merrni atë te mishi i viçit, fasulja, vezët, perimet me gjethe jeshile, arra, dhe ushqime me nivele të larta në vitaminë C (vitamina C përmirëson thithjen e hekurit, kur hahen së bashku), sugjeron Goodson. Shënim: një mungesë hekuri mund të jetë për shkak të një problemi themelor shëndetësor, kështu që nëse ju jeni duke përjetuar simptomat e mangësisë së hekurit, duhet të vizitoheni tek mjeku.

Ju jeni një perfeksionist

Përpiqeni që çdo gjë në jetën tuaj të jetë e përkryer. Por duhet të përballeni me faktin se është e pamundur që ju të punoni shumë më fort dhe më  gjatë se sa është e nevojshme, thotë Irene S. Levine, PhD, profesore e psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë në New York University. “Ju vendosni qëllime që janë aq joreale, që janë të vështira ose të pamundura për t’u arritur, dhe në fund, nuk ka kuptimin e vetëkënaqësisë”, Levine rekomandon që të përcaktoni afatin për veten tuaj në projektet tuaja, duke u kujdesur për ta arritur atë.

Ju e bëni qimen tra

Nëse ju do të supozoni se jeni pranë largimit nga puna kur shefi juaj ju thërret në një takim të papritur, ose jeni shumë të frikësuar për të ngarë biçikletën, sepse keni merak se do të bëni aksident, atëherë ju jeni fajtor për “katastrofën”, ose jeni duke pritur skenarin më të keq që do të ndodhë gjithmonë. Ky lloj ankthi mund t’ju paralizojë dhe t’ju bëjë të lodhur mendërisht, thotë Levine. Kur ju kapni veten duke pasur këto mendime, merrni frymë thellë dhe pyesni veten se cilat janë arsyet që më e keqja me të vërtetë të ndodhë. Nxirrini jashtë këto mendime duke medituar, duke u ushtruar, ose ndani  shqetësimet tuaja me një mik. Këto mund t’ju ndihmojnë ta përballoni më mirë edhe nëse frika juaj bëhet më reale.

Nuk hani mëngjes

Ushqimi që ju hani gjatë ditës furnizon trupin tuaj, dhe kur flini, trupi juaj vazhdon të punojë duke përdorur atë energji që ju keni konsumuar në darkë një natë më parë për të mbajtur pompimin e gjakut dhe oksigjenin. Pra, kur ju të zgjoheni në mëngjes, duhet të furnizoheni përsëri duke ngrënë mëngjesin. Duke e shmangur mëngjesin, ju do të ndiheni të ngadaltë. “Konsumimi i mëngjesit është si ndezja e një zjarri në trupin tuaj duke i dhënë start punës së metabolizmit”, – thotë Goodson. Goodson rekomandon një mëngjes që përfshin drithërat, proteina dhe yndyra të shëndetshme.

Ju jetoni me ushqim të gatshëm

Ushqimet e ngarkuara me sheqer dhe karbohidrate (si ato që ju do të gjeni në një kuti ose në fast-food) kanë një nivel të lartë në indeksin e gliceminës, një tregues se sa shpejt karbohidratet rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Rritja e sheqerit në gjak shkakton lodhje gjatë rrjedhës së ditës, thotë Goodson. Mbajtja e sheqerit në gjak në nivele të qëndrueshme duke pasur një ushqime me pak proteina së bashku me një kokërr frut çdo vakt, thotë Goodson. Zgjedhje të mira përfshijnë pulë (pjekur, jo e skuqur) dhe oriz kafe, salmon, apo sallatë me mish pule dhe fruta.

Nuk thoni dot  ‘jo’

Njerëzit kënaqen shpesh në kurriz të energjisë dhe lumturisë suaj. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, kjo gjë mund t’ju hidhërojë dhe t’ju lëndojë me kalimin e kohës. Pra, nëse trajneri juaj ju kërkon që të gatuani për ekipin e tij të futbollit apo shefi juaj ju kërkon që të punoni edhe të shtunën, nuk keni pse të thoni “po”. Mësoni veten që të thoni “jo” me zë të lartë, sugjeron Susan Albers, një psikolog klinik i licencuar me Cleveland. “Provoni duke e bërë në makinën tuaj”, – thotë ajo. “Dëgjojeni veten duke thënë me zë të lartë “JO” dhe kjo e bën më të lehtë për ta thënë atëherë kur vjen momenti që të duhet një “Jo” për të ruajtur veten nga mbilodhja.

Keni një zyrë të çrregullt

Një tavolinë e çrregullt ju lodh mendërisht dhe kufizon aftësinë tuaj për t’u përqendruar e kufizon aftësinë e trurit për të përpunuar informacionin, sipas një studimi të Universitetit Princeton. “Në fund të çdo dite, pastroni tavolinën tuaj të punës dhe sendet personale të jenë të organizuara dhe të vendosura larg”, – sugjeron Lombardo. “Kjo do t’ju ndihmojë të keni një fillim pozitiv në ditën tuaj në mëngjes”. Nëse zyra juaj ka nevojë për një riorganizim të madh, për të shmangur tronditjen bëjeni rregullimin hap pas hapi”.

Punoni me pushime

E gjeni veten duke kontrolluar e-mailin tuaj, kur ju duhet të ishit duke u relaksuar në pishinë. Ky është një rrezik për qëllimin e pushimeve, çlodhjen, thotë Lombardo. Bëj një dalje nga të gjitha adresat duke i lejuar vetes një çlodhje të vërtetë, në mënyrë që të lejoni mendjen tuaj dhe trupin që të rinovohet nga energjitë dhe të kthehet në zyrë më i fortë. “Kur ju me të vërtetë i shijoni pushimet larg çdo gjëje që ju lidh me punën, ju do të jeni më kreativ, më produktiv, dhe më efektiv kur të ktheheni”, thotë Lombardo.

Një gotë verë (ose dy) para gjumit

Një gotë verë në darkë tingëllon si një mënyrë e mirë për të përkëdhelur sedrën para se të bini në gjumë, por ajo shumë lehtë mund t’ju kthehet në dëm. Alkooli fillimisht relakson sistemin nervor qendror, duke prodhuar një efekt qetësues, thotë Allen Towfigh, MD, drejtor mjekësor i New York Neurologji & Sleep Medicine. “Por në fund të fundit ai saboton qetësinë e gjumit”. Alkooli krijon një efekt të kundërt në metabolizëm, një rritje të papritur në sistemin e adrenalinës, thotë ai. Kjo është arsyeja pse ju keni më shumë gjasa që të zgjoheni në mes të natës, kur keni pirë një natë më parë Dr. Towfigh rekomandon ndalimin e të gjitha llojeve të alkoolit 3-4 orë para gjumit.

Ju kontrolloni e-mailin edhe në kohën e gjumit

Drita e fortë e një laptopi, smartphone, ose ekrani i kompjuterit tuaj mund të prishin ritmin natyror të trupit tuaj duke shtypur melatoninën, një hormon që ndihmon rregullimin ciklik të gjumit dhe zgjimit, thotë Dr. Towfigh. Ndjeshmëria ndaj dritave të pajisjeve dixhitale apo lojërave teknologjike mund të ndryshojë nga personi në person, por në përgjithësi është një ide e mirë për të shmangur të gjithë teknologjinë për një deri dy orë para gjumit, thotë ai. Mos harroni që ta mbani pajisjen tuaj elektronike të paktën 35 cm larg nga fytyra juaj, për të zvogëluar kështu rrezikun e prishjes së gjumit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama