13 zakone te thjeshta per nje forme te shkelqyer trupore

13 zakone te thjeshta per nje forme te shkelqyer trupore

Të gjithë e dimë se çelësi i rënies në peshë është formula “ha më pak, ushtrohu më tepër". Mirëpo, ka shumë faktorë të tjerë që luajnë rol, që janë zbuluar kohët e fundit nga shkencëtarët.

Javën e shkuar, kërkuesit amerikanë treguan sesi mëngjesi mund t’ju ndihmojë të bëheni më elegantë. Ata gjetën se njerëzit që ekspozoheshin më tepër ndaj dritës së diellit në mëngjes kishin një tregues më të ulët të masës trupore, sesa ata që ekspozoheshin më vonë gjatë ditës. Kjo vjen për faktin se drita përcakton orën tonë biologjike, e cila kontrollon metabolizmin.

Kur ora jonë trupore sinkronizohet me ditën, ne ndihemi më pak të uritur dhe trupi ynë e përdor energjinë më me efektivitet, thotë autori i studimit, një profesor i neurologjisë në Universitetin Veriperëndimor, Illinois. Mirëpo, kjo nuk është e vetmja mënyrë e papritur për të rënën në peshë. Këtu jepen 15 strategji të tjera për t'u bërë më elengantë:

Hani me dorën e kundërt

Me të vërtetë, ky përbën një ndryshim në zakonet e të ngrënit. Një studim në kinema gjeti se njerëzit tanin vetëm gjysmën e kokoshkave, nëse iu kërkohej t’i hanin ato me dorën e kundërt.

Përtypni një spec djegës

Specat djegës janë shumë të mira për rënien në peshë, pasi ato përshpejtojnë metabolizmin e trupit, duke bërë që ati të djegë më tepër kalori. Një efekt të ngjashëm ka edhe vaji i ullirit, pasi acidet që ndodhen në të mund ta bëjnë trupin t’i djegë më shpejt kaloritë.

Shkoni në restauronte të qeta

Restorantet e zhurmshme na shtojnë oreksin për më tepër ushqime të ëmbla dhe me kripë, sipas një kërkimi në revistën “Cilësia e Ushqimit dhe Preferenca”. Sistemet tona nervore janë të pritura t’u përgjigjen zhurmave të larta me një ritëm më të lartë të rrahjeve të zemrës dhe presion më të lartë të gjakut, pasi na përgatisin për t’iu larguar rrezikut. Në restorante të zhurmshme, ne reagojmë duke ngrënë më shpejt dhe duke pirë më tepër alkool.

Mblidhni grushtat për 30 sekonda

Mbledhja e grushtave për gjysmë minuti mund të zvogëlojë tundimin kur t’ju marrë uria.

Një mollë (me lëkurë) në ditë

Lëkura e mollës përmban acid ursolik, i cili shton muskujt dhe nivelet e dhjamit ngjyrë kafe (që gjendet në qafë dhe midis shpatullave).  Këto të dyja e shtojnë nivelin me të cilën trupat tanë djegin kalori.

Hani një puding për mëngjes

Ngrënia e një mëngjesi që përfshin një ëmbëlsirë mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, thonë kërkuesit nga Universiteti Tel Aviv. Çelësi është që të kënaqni shijen në mëngjes, kur metabolizmi është më aktiv dhe kaloritë shtesë mund të shpërbëhen.

Pini verë të kuqe në gotë të gjatë

Përdorni gota të gjata dhe të holla për pijet kalorike si alkooli dhe lëngu i frutave dhe gota të gjera për ujin, që është i shëndetshëm dhe pa kalori. Sipas një studimi, ne priremi të hedhim të paktën 10% më tepër verë në një gotë të gjerë, sesa në një gotë standarde.

Bëni pazar para se t’ju marrë uria

Mendimi paraprak mund t’ju ndihmojë të shmangni ushqimet e shpejta. Skanerat e trurit tregojnë se kur truri është i uritur çliron hormone që na bëjnë të priremi drej ushqimeve me shumë kalori dhe sheqer. Nëse shkoni në supermarket i uritur, do të prireni të blini ushqim kalorik.

Përtypeni ushqimin 15-20 herë

Një studim japonez me 4700 njerëz arriti në përfundimin se ata që hanin më shpejt, peshonin mesatarisht 7 kg më tepër sesa ata që hanin ngadalë. Po ashtu, kërkuesit paralajmërojnë se ngrënia e shpejtë mund të shtojë risun për diabet. Nëse hani ngadalë, do të merrni më tepër kënaqësi nga ushqimi.

Përdorni një pirun të madh

Sipas një studimi, kapja e copave të mëdha, na bën që të hamë më pak.

Shmangni miqtë e shëndoshë

Ndikimet nga njerëzit rreth nesh shkaktojnë një “sëmundje ngjitëse sociale”. Kështu e shpjegojnë kërkimet obezitetin në familje. Ideja për “peshën normale” varet nga pesha e njerëzve të njohur.

Mos e lyeni bukën me gjalpë

Përdorimi i vajit të ullirit në vend të gjalpit do t’ju bëjë të merrni 16% më pak kalori dhe të ndërprisni konsumimin e bukës me një të katërtën. Vaji i ullirit “i ngop” receptorët më shpejt sesa gjalpi, duke na bërë që të ndihemi më të plotë.

Bëni një gjumë të mirë gjatë natës

Gjumi i pamjaftueshëm shkakton çlirimin e hormoneve të urisë, të cilët japin sinjale për konsumim të një sasie më të madhe ushqimi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama