13 perqind me shume te ardhura nga turizmi ne janar-mars 2015 krahasuar me 2014

13 perqind me shume te ardhura nga turizmi ne janar-mars 2015 krahasuar me 2014

Për udhëtimet jashtë Shqipërisë, shtetasit shqiptarë shpenzuan rreth 218 milionë euro, ose 14 për qind më pak se në 2014, gjithnjë për të njejtën periudhë. Banka e Shqipërisë thotë se në tre muajt e parë të vitit 2015, përkatësisht janar, shkurt dhe mars, Shqipëria përfitoi 262 milionë euro vetëm nga eksporti i shërbimeve të udhëtimit.
Në shifrat që raportoi Agjencia Telegrafike Shqiptare qartësohet se shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në të ardhurat në vend me 58% dhe shpenzimet e shërbimeve me 62% në përgjithësi.


Të ardhurat nga turizmi, sipas të njejti burim në këta tre muaj, janë rritur me 13 për qind më shumë krahasimisht me të njejtën periudhë të vitit 2014.

 

“Shërbimet e udhëtimit për turizëm u mbyllën me bilanc pozitiv prej 44 milionë euro, ndaj deficitit 22 milionë euro, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”-raportoi agjencia zyrtare e lajmeve.


Për udhëtimet jashtë Shqipërisë, shtetasit shqiptarë shpenzuan rreth 218 milionë euro, ose 14 për qind më pak se në 2014, gjithnjë për të njejtën periudhë.

 

“Rritja vjetore e të ardhurave gjatë kësaj periudhe erdhi si pasojë e rritjes së shpenzimeve mesatare me7 për qind dhe ditëqëndrimit mesatar me 3 për qind të jorezidentëve në vend. Numri i vizitorëve të huaj rezulton të jetë rritur me rreth 1 për qind”-raportoi agjencia.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama