12-vjecari qe thyen faqet qeveritare

12-vjecari qe thyen faqet qeveritare

Një 12-vjeçar kanadez është shpallur fajtor për tri akuza për hakimin e faqeve qeveritare. Djaloshi i shkollës së mesme nxori jashtë funksioni për dy ditë faqet zyrtare gjatë trazirave të studentëve në vitin 2012. 12-vjeçari sulmoi faqen e policisë së Montreal-it, Institutit të Shëndetit Publik dhe faqen e qeverisë së Kilit si dhe disa faqe të tjera jo publike. Policia ka përllogaritur që kostoja për dëmin e shkaktuar është 60 mijë dollarë.  Edhe pse sulmi ka ndodhur gjatë protestave të studentëve, avokati i adoleshentit tha se sulmi i tij nuk ishte i motivuar politikisht.  Ai thotë se djaloshi ka përdorur informacionet e marra për videolojëra dhe këtë gjë e ka marrë si sfidë. Dokumentet e gjykatës tregojnë se djaloshi ka shfaqur interes për kompjuterat që prej moshës 9 vjeç.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama