11 te maturanteve ngelen ne provimin e Matematikes

11% te maturanteve ngelen ne provimin e Matematikes

Në provimin e Matematikës ngelën 11 për qind e maturantëve. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Provimeve janë 4753 maturantë, të cilët nuk arritën të kalonin. Ndërkohë që numri i atyre që kanë arritur të vlerësohen maksimalisht është më i lartë se në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Në testin e matematikës u vlerësuan me notën dhjetë 529 maturantë.

Por niveli është poshtë mesatares, pasi mesatarja në total e maturantëve në shkallë vendi është vetëm 6.1. Provimit iu nënshtruan rreth 44 mijë maturantë, ku një pjesë e tyre ishin ngelës nga viti i kaluar.

Dy ditë më parë maturantët iu nënshtruan provimeve me zgjedhje, ku lëndët më të preferuara nga ta edhe këtë viti ishin qytetaria dhe anglishtja. Mësohet zyrtarisht se nota e provimeve me zgjedhje do të bëhet publike brenda datës 5 korrik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama