100-vjecarja e braktisur 2 muaj ne erresire e pa buken e gojes!

100-vjecarja e braktisur, 2 muaj ne erresire e pa buken e gojes!

Barbulle Pepa është plot 100 vjeç. Ajo jeton e vetme në kushte ekstreme ekonomike në një dhomë, e cila vetëm emrin ka të tillë pasi nuk ka asnjë kusht që aty të mund të jetojnë njerëz. Kjo banesë e cila më shumë i përafrohet një stalle bagëtish ndodhet në Fang të Mirditës shumë pranë Rrugës së Kombit.

Të vetmit që i bëjnë shoqëri të moshuarës janë macja dhe dy bagëti të imta, pasi vajza e vetme që ajo ka është e martuar dhe jeton në Tiranë.

Shteti është kujtuar për këtë grua vetëm për t’i ndërprerë energjinë elektrike, e cila mungon në këtë banesë prej mëse dy muajsh.
 
Nënë Barbulla tregon se e vetmja e ardhur për të është pensioni prej 7 mijë lekësh të reja me të cilët i duhet që të sigurojë bukën e gojës. Ajo rrëfen që prej tre muajsh nuk ka pasur mundësi që të paguaj energjinë elektrike.
 
Mes lotësh në sy e moshuara tregon se në shumë raste i ka munguar edhe buka e gojës për ditë të tëra, ndërsa të vetmit që janë kujdesur për ta kanë qenë fqinjët. Ajo apelon për ndihmë, pasi në këto kushte e ka të pamundur që të jetojë.
 
Ky është realiteti i hidhur i kësaj të moshuare e cila sot po vuan për bukën e gojës... Apeli i saj për ndihmë i drejtohet çdo kujt.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama