Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në bashkëpunim me klubin studentor “Campus Albania” ka hartuar një listë me 10 fshatrat të mirë të vendit për të bërë turizëm për vitin 2014.
Në vend të parë të këtij klasifikimi renditet Thethi në Alpet shqiptare. Në vijim të listës ndodhen Voskopoja në Korçë, Bënja në Përmet, Lini në Pogradec, Dragoti në Tepelenë, Vunoi në Vlorë, Valbona në Tropojë, Kallmeti në Lezhë, Petrela në Tiranë dhe Belshi në Elbasan. Ky vlerësim është bërë duke marrë në konsideratë elemente, si : natyra, tradita, ekosistemi, kulinaria dhe infrastruktura.