10 faktet e paverteta te Luftes se Pare Boterore

10 faktet e paverteta te Luftes se Pare Boterore

Lufta e Parë Botërore, e cila u zhvillua mes viteve 1914-1918, është cilësuar si lufta më shkatërrimtare që njohu historia njerëzore, edhe pse shumë dëshmi dhe fakte të saj u zbehën nga shpërthimi i Luftës së Dytë. Për asnjë luftë në historinë e njerëzimit nuk ka patur kaq shumë të panjohura dhe mite se sa Lufta e Parë. Për ushtarët që luftuan në të, ajo është konsideruar si më e mirë në disa mënyra dhe më e keqe në disa të tjera. Më poshtë janë 10 fakte, të cilat historianët britanikë i kanë hedhur poshtë nga Lufta e parë Botërore.

Ishte lufta më e përgjakshme në histori

Në këtë luftë, është thënë se vdiqën më shumë njerëz se në asnjë konflikt tjetër. Sipas të dhënave të historianëve britanikë, rreth 2 % e popullsisë britanike të asaj kohe, u vra në përleshjet e Luftës së Parë Botërore. Mirëpo, gjatë luftës civile që shpërtheu në Britani në fundin e shekullit 17, rreth 4 % e popullsisë u vra gjatë luftimeve.

U vranë më shumë ushtarë se në asnjë konflikt tjetër

Britania mobilizoi 11 milionë ushtarë për Luftën e Parë Botërore, ku më shumë se 700 mijë prej tyre gjetën vdekjen. Pra rreth 11.5 % e ushtarëve britanikë të asaj kohe vdiqën gjatë konfliktit. Sipas llogarive të historianëve britanikë, një ushtar i Ushtrisë Mbretërore kishte më shumë gjasa që të vdiste në konfliktin e gadishullit të Krimesë se sa në Luftën e Parë Botërore.

Ushtarët jetuan për vite nëpër transhe

Transhetë mund të jenë vërtet një vend i tmerrshëm për të jetuar. Lagështira, ekspozimi ndaj të ftohtit dhe armikut dhe morali i dobët mund të ndikojnë negativisht në forcën e një ushtrie. Mirëpo nuk është aspak e vërtetë që ushtarët në Luftën e Parë jetuan aq gjatë sa thuhet nëpër transhe. Ushtria britanike i kishte llogaritur disavantazhet e transheve, ndaj mori masa që asnjë njësi ushtarake të mos kalonte më shumë se 10 ditë në muaj në transhe. Kështu, ushtarët që dërgoheshin në front, zëvendësoheshin brenda 10 ditëve me ushtarë të tjerë.

Të pasurit nuk u prekën nga lufta

Edhe pse pjesa më e madhe e atyre që u prekën nga Lufta e Parë Botërore vinin nga klasat e mesme dhe të ulëta, të pasurit dhe politikanët u goditën po pa mëshirë nga tmerret e saj. Djemtë e deputetëve apo të pasurve kishin mbi shpatulla një detyrë të vështirë. Të shkonin në luftë, të mbijetonin dhe të ktheheshin si heronj. Kështu, ushtria britanike humbi 12 % të ushtarakë të thjeshtë të saj dhe 17 % të oficerëve dhe rangjeve më të lartë të ushtrisë.

Thënia: Luanët udhëhiqen nga gomarët

Kjo thënie supozohej që të ishte thënë nga një figurë e lartë e ushtrisë gjermane, që do të thoshte se ushtarët britanikë ishin mjaft të mirë në betejë, por që udhëhiqeshin nga njerëz të paaftë. Por historia tregon se nuk është aspak kështu. Kjo thënie ishte një shpikje e një historiani. Gjatë luftës, më shumë se 200 gjeneralë u vranë, lënduan apo u kapën rob. Pjesa më e madhe e tyre e vizitonin frontin e luftës çdo ditë. Në luftë ata qëndruan pranë ushtrisë dhe betejës, madje më pranë se sa qëndrojnë gjeneralët e sotëm. Natyrisht që kishte edhe gjeneralë që nuk ishin të zotë për beteja, por pjesa më e madhe e tyre ishin mjaft të zotë.

Beteja e Dardaneleve u fitua nga neozelandezët dhe australianët

Edhe pse në histori thuhet se australianët dhe neozelandezët luftuan më shumë në Betejën e Dardaneleve ndaj ushtrisë së Perandorisë Osmane dhe Gjermanisë, në fakt britanikët ishin më të shumtë në numër. Britanikët pësuan më shumë dëme se australianët dhe neozelandezët të marrë së bashku. Madje edhe francezët patën më shumë humbje në këtë fushatë të përgjakshme.

Taktikat në Frontin e Perëndimit nuk ndryshuan pavarësisht humbjeve

Në asnjë luftë të mëparshme nuk pati kaq shumë ndryshime të taktikave sulmuese/mbrojtëse se sa në Luftën e Parë Botërore. Kjo luftë, kulmoi me shpikje inovative në fushën e inxhinierisë ushtarake. Lufta nisi, fillimisht me gjeneralët që qëndronin mbi kuaj dhe luftonin në fushë të hapur pa asnjë mbështetje nga krahët. Pak vjet më vonë, gjeneralët hidheshin në betejë të armatosur rëndë dhe të mbështetur nga artilieria Nga shpatat u kalua tek pushkët. Po kështu, britanikët përdorën mitralozin e rëndë, si edhe shpikën tankun e parë. Një shpikje e madhe ishte edhe radari, që i bëri britanikët të pamposhtur në ajër.

Nuk pati asnjë fitues

Është gabim të mendosh që s’pati fitues. Në shtator të vitit 1918, perandori gjerman dhe këshilltari i tij ushtarak ranë dakord se Gjermania nuk mund ta fitonte dot luftën dhe ndaj kërkuan traktat paqeje. Më 11 nëntor Gjermania u dorëzua zyrtarisht. Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveria e Hitlerit nuk e pranoi kurrë humbjen dhe luftoi deri në fund. Madje Hitleri nuk e kërkoi kurrë paqen dhe nuk pati një traktat ku u vendos humbësi dhe fituesi.

Traktati i Versajës ishte i rëndë

Traktati i Versajës i mori Gjermanisë 10 % të territorit të atëhershëm, por gjithsesi, Gjermania doli nga lufta si vendi më i madh dhe më i pasur i Europës Qendrore. Krahasuar me traktatet që i dhanë fund luftës Franko-Prusiane dhe Luftës së Dytë Botërore, Traktati i Versajës ishte nga më të butët. Në luftën Franko-Prusiane, gjermanët aneksuan dy territoret më të pasura të Francës, si edhe e detyruan Parisin që t’u paguante dëmshpërblime nga më të majmet. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, territori i Gjermanisë u pushtua dhe vendi u nda në dy pjesë. Të gjitha fabrikat industriale u shkatërruan dhe shumë njerëz përfunduan në kampet e  punës në Rusi.

Ishte lufta më e urryer

Edhe pse mendohet se Lufta e Parë ishte nga më të urryerat, shumë ushtarë kaluan e kaluan pa pasoja të rënda. Pjesa më e madhe e tyre i shmangën ofensivat e mëdha dhe duke marrë parasysh se vinin nga shtresat e ulëta, kushtet në ushtri ishin më të mira se në shtëpi. Ushtarët kishin një dietë prej 4000 kalorish në ditë, aq mjafton sa për të shtuar të paktën 2 kg në javë në kushte normale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama